Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është ndalur në një bashkëbisedim me të rinjtë në qytetin e Gramshit.
“Në skenën politike ku premtimet janë të shumta, – është shprehur Basha, – detyra themelore e opozitës është të qëndrojë aleate vigjilente e qytetarëve. Ndërsa qeveria shpalos miratimin e një buxheti të lartë, aspekti kritik qëndron tek shpërndarja me zgjuarsi e fondeve.”
“Gjëja e parë që na takon ne si demokratë, është të kemi një ndjesë të thellë për gjithçka që s’kemi bërë apo që kemi bërë keq në raport me fermerët, në rport me pronarët, në raport me të përndjekurit, në raport me rininë, në raport me sipërmarrjen. Kemi bërë shumë gabime, kemi bërë dhe faje që sigurisht kemi bërë dhe të mira. Se unë s’jam nihilist, nuk jam nga ata që mohon gjithçka për hir të interesave të momentit. Por ama gjërat duhet t’i shikojmë ashtu siç janë, pa i shtrembëruar, pa i nxirrë por edhe pa i zbardhur, në mënyrë që të nxjerrim mësime dhe mos të përsërisim më gabime.” – ka thënë kreu I PD-së, Lulzim Basha.
Basha është ndalur në një krahasim me fermerët në Kosovë, ku ka thënë se: “Pse e mban kokën lartë fermeri i Kosovës, ndëkohë që ju nuk dini ku ta fusni kokën? Sepse merr subvencione. Sepse ka fabrikë patatinash, sepse ka kantin vere, pra ka shtetin në krahun e vet. Shtetit i paguan taksat, por ama dhe shteti ta kthen duke të mbështetur me subvencione, me infrastrukturë dhe duke i garantuar aksesin në treg. Kaq ka në dorë shteti, të garantojë aksesin në treg.”
“A mundet ta bëjë dhe Shqipëria këtë? – pyet Basha. – Sigurisht që mundet. Dhe këtu është paradoksi. Kur ti thua që kam buxhetin më të madh bë histori, 7 miliardë euro, si nuk gjen ti para për t’i dhënë subvencione fermerëve? Pse nuk gjen ti para për të investuar në rrugët e fshatrave, ujitjen, kullimin, magazinimin, aksesin në treg. Ça të mire, çfarë dobie sjell buxheti më i madh në histori në qoftë se ti nuk arrin dot të ndihmosh 1 në 3 shqiptarë që ropatet në bujqësi dhe në blegtori?”
Kreu i PD-së është ndalur edhe në buxhetin e qeverisë, ku ka thënë: “Ky buxhet është për 9 vetat që e konsiderojnë veten pronarë të Shqipërisë. Tre politikanë, tre oligarkë, tre pronarë mediash. Ti në qoftë se thua buxheti më i madh dhe i bën të gjithë degët koncesione, e PPP, e favore të miqve të tu, ky nuk është buxheti i shqiptarëve. Taksat ia merr shqiptarëve, por nuk ia kthen si shërbime.”
“Ndaj gjëja eparë është t’i shohim gjërat ashtu siç janë. Mos të pranojmë më telenovela dhe propagandën me të cilën ushqehen nga mëngjesi deri në darkë njerëzit përmes ekraneve të televizioneve.” – ka përfunduar kreu i PD-së,Basha.