Nga Albert AVDULI
“Tash sa kohë po don me lind
e s’po mund” Azem Shkreli
Në politikë, humbjet elektorale janë të zakonshme dhe përjetohen si të tilla. Fashitet inati postrezultat, analizohen rrethanat, gabimet në mënyrën e ndërtimit të fushatës dhe vazhdon jeta normale. Ambiciet diku mbeten, diku jo. Pasuesit e zhgënjyer pajtohen me rezultatin dhe presin betejën e radhës.
Asgjë dramatike . . . deri këtu.
Kur je në pushtet, atëhere nis sprova e shtetarit dhe politikanit.
Premtimet e gjata duhen konkretizuar dhe çfarë ishin fjalë duhen konvertuar në vepra.
U hymnizua rilindja si slogan politik,por edhe si platformë urbane.
Ky e shpalli veten kryerilindës dhe duhej paditur më së pari për përvetësim titujsh që s’i takonin, por heshtën të gjithë. Ai duhet paditur përsëri sepse përbalti idenë kryesore rilindase, çështjen kombëtare.
Si Zeusi lëshonte rrufe, anatema, bubullima, rrebeshe e mbi të gjitha pagesat që populli duhet të bënte për një grup njerëzish.
Prodhoj pranga për hallexhinj, drogë për Evropën, aeroporte virtual, fasada të bukura, por jo të dobishme, konçesione gjakpirëse, paga të tkurrura prej 6 vitesh.
Taksa e tarifa për çdo hap të hedhur e për çdo fjalë.
Harroj të vinte taksën e beqarisë, të flokëve të bardhë, apo të ekzistencës.
Ju vu stop investimeve në infrastrukturë, por fonde u derdhën në hiç.
Reforma e keqformuar në drejtësi ka rilindur kaosin dhe mungesën e shtetit ligjor.
Braktisja e vëndit me ritme biblike, po plak shoqërinë dhe së shpejti çon në paralizë sistemin e sigurimeve shoqërore, rrjedhimisht asfikson çdo fragment të ekonomisë.
Sjellja despotike në emërimin e deputetëve “opozitar” dhe kryetarëve të bashkive u shndërrua në boomerang.
Fatkeqësia natyrore e këtij tërmeti, nxori zbuluar se shteti kish kërkuar azil në botën askund.
Kjo javë ju tregoj qyetarëve se rilindja ishte barrë e rreme griseljane. Në muajin e shtatëdhjetë e pesë të shtatëzanisë, jo vetëm që nuk lindi jetë, por si çdo barrë e vonuar, nga mos kujdesi ì stafit, vdekje pruri me tërbim.
Si profet, poeti Azem Shkreli, para disa dekadash ka shkruar: ” Tash sa kohë po don me lind e s’po mund ”
Miti mavi ì propoganduar për shtetbërje veç përforcoj Mitin e Sizifit.
Në gjithë këto vite, propaganda e kapur, kultivoj mendimin se rezistenca ishte illusion.
Lulzim Basha si Kryetar ì Opozitës mbeti zëri kryesor ì qëndresës, ì cili kuptoj se zjarri që vinte prej Olimpi po digjte edhe ëndërrat e të palindurve për jetë në tokën e të parëve.
Java që kaloj do mbetet e shënuar në analet e historisë dhe politikës shqipëtare.
Si kohë dhimbje dhe turpi.
Për ta stigmatizuar këtë javë na e sjell gati Ernest Koliqi prej afro 100 vite më parë :” Lirin e dy gisht nderi n’shtek t’ballit: s’kishim tjetër. Po pse o ì Lumi ì Qiellvet, na ì rrmbeve. . .
Në qytete dhe fshatra nuk u rrënuan vetëm jetë, godina banimi e shërbimesh.
Jo.
Tërmeti theu tokën dhe jetën, por hoqi edhe silikonin nga gjymtyrët e brishta të vëndit.
Struktura shtetërore u rrëzua. Ministria e brëndshme mbeti jashtë territorit dhe u dorëzua minimalisht për një qën.
Gjenerali ì emergjencave civile u shpall në kërkim apo tërmeti e zuri rob diku.
Drejtoria e rezervave të shtetit lypte batanije.
Ministria e infrastrukturës u bë gërmadhë gjithashtu.
Ministria e financave është duke ì kërkuar NATO-s makina llogaritëse.
Qeveria popullore e Teatrit ishte në krye të detyrës, por me kapacitete të pamjaftueshme për të përballuar situatën.
Gjëndje e tillë është preludi ì rënies.
Arroganca ekstreme e praktikuar në këto vite do ta sillte dikur dramën e rrokullisjes.
Zeusi po digjet në zjarrin që vetë e ndezi.
Në zjarrmin e tij po digjet ethesh, por fatkeqët po dridhen dimërisht fushave të Thumanës.
Tashmë, dihet nga të gjithë se ky është humbës, por Humbësit real janë shqipëtarët.
Në këto ditë, nga politika, veç një njeri ishte në vendin e tij, ì cili kuptoj nevojën e popullit, por edhe përgjegjësinë e Tij.
Lulzim Basha po rikthehet jo si magjistar për ta rilindur Shqipërinë. Ajo meritë ju përket Naim e Sami Frashëri, Pashko Vasës, Andon Zako Çajupit, Aleks Stavro Drenova, Jeronim De Rada, Zef Skiroj e qindra patriotëve të tjerë.
Basha vjen për ta kthyer këtë vend në normalitet dhe të jetueshëm.
E kjo nuk është honor, por dënim që duhet pranuar, për mos ta zhbërë përfundimisht këtë truall.
Zhgënjim tjetër nuk mund të ndodh, se ndryshe, drama, në aktin e fundit bëhet tragjedi.