Lulzim Basha sot, e vetmja alternativë qytetare dhe intelektuale e opozitës

Lulzim Basha u rikthye në krye të PD pas fitores se zgjedhjeve të 29 korrikut, ku përballe kishte një themelues dhe kontribues të PD, Gjergj Hanin.

Menjeherë pas kësaj u bë ristrukturimi i PD, ku Basha u kujdes të vendoste figura të forta në kupolëm drejtuese.

Ekipi Basha sot ka mes vetes dhe zëra kritike, rast ky si ai i Edvin Kullurit, që sot mban pozicionin e sekretarit të marrëdhënieve me publikun në PD.

Vetë Kulluri në studio televizive pohon se e ka pranuar ftesën e Lulzim Bashës, sepse ka parë një sinqeritet nga ana e Bashës dhe një ide ndryshe ku priten pritshmëri pozitive.

Një fakt mjaft me rëndësi është dhe që deputetët pranë Lulzim Bashës sot janë emra të rinj të papërfolur për korrupsion, kështu janë emra si Enkelejd Alibeaj, Roland Bejko, Kreshnik Collaku, Arbër Agalliu, Orjola Pampuri, Merita Bakiu, Andia Ulliri, Flutura Acka, Selaudin Jakupllari etj.

Po ashtu dhe ata që janë në PD që prej themelimit të PD, nuk mungojnë as emra si Prec Zogaj, Rexhep Uka, Jemin Gjana etj. Po ashtu surprizuese ditën e djeshme ishte dhe pjesërmarrja e ish presidentit Bamir Topi në festën e 33 vjetorit të PD.

Po ashtu në kryesi e Këshillin Kombëtar ka emra të rinj që kanë kontribute dhe mund të arrijnë të ndërtojnë së bashku një alternativë qeverisëse.

Dy herë Lulzim Basha nuk e ka patur problem të mbushë plot pallatin e kongreseve, shenjë kjo premtuese për një Lulzim Bashë ndryshe që rikthehet fuqishëm në krye të PD duke sfiduar Berishën e cili e quan atë pakicë.

Ndërkohë pas Berishës nuk po shkon më as Gaz Bardhi i cili kur vjen puna te punët zyrtare të rithemelimit, nuk është fare aty ama kur vjen puna të marrin karrige e ti vendosin para foltores së kuvendit është i pari.

Megjithatë bashkëpunimi Bardhi-Berisha duket ende i brishtë dhe një fasadë që ngrihet ditët e seancave dhe bie ditët e tjera.

E ndërsa zhvillimet e mometeve të fundit i kanë dhënë një goditje tjetër grupit Berisha, ku SPAK me anë të një shkrese, ka kërkuar autorizimin për arrestimin e Sali Berishës, nuk dihet si do shkojë fati i bashkëpunimit Bardhi-Rithemelim.

Nga ana tjetër shqiptarët duket se po qartësojnë idenë e tyre për një lider ta pakorruptuar që nuk e thërret SPAKU dhe nuk e ka problem të shkojë në Shba, Angli e kudo.

Exit mobile version