Lulzim Basha: “Të vendosur për një politikë në shërbim të qytetarëve”

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, është duke vijuar takimet në bashkinë e Fushë-Krujës.

Në vazhdën e bashkëbisedimeve të tij, ai është ndalur me banorët dhe sipërmarrësit e vegjël në këtë bashki.

Në një postim në rrjetin social facebook, Basha shkruan:

“Dëgjova me vëmendje banorët dhe sipërmarrësit e vegjël të Fushë-Krujës.
Ata kërkojnë që politika të kthehet në shërbim të tyre, për një qeveri që ua lehtëson punën dhe vepron në mbështetje të shumicës së ndershme të qytetarëve, jo të klientëve dhe monopolistëve të zakonshëm që i kanë marrë frymën ekonomisë.
Kjo qasje e dështuar politike pasqyrohet edhe në projektbuxhetin e qeverisë, që pikë refermi vijon të ketë interesat e një grushti të vogël njerëzish, jo ato të qytetarëve që përballen çdo ditë me rritjen e çmimeve, rritjen e taksave, rënien e fuqisë blerëse dhe papunësinë e lartë që ka vështirësuar jetën e tyre.
Partia Demokratike është në krah të çdo sipërmarrësi të ndershmëm dhe po bashkëpunon me ekspertët më të mirë të botës së biznesit, akademikët dhe këshilltarët tanë nga vendet partnere, për të ndërtuar alternativën ekonomike për të cilën Shqipëria ka nevojë. 
Ne jemi të bindur se lufta kundër monopoleve dhe korrupsionit është jetike dhe intensifikimi i saj do të çlirojë energji të jashtëzakonshme në ekonomi , duke i dhënë një perspektivë të re zhvillimit të vendit në rrugën tonë drejt Bashkimit Europian.”
FB IMG 1698671262911 FB IMG 1698671260430 FB IMG 1698671265127
Artikulli paraprakSPAK i dërgon “ftesën”, Rakip Suli paraqitet të mërkurën për tu marrë në pyetje
Artikulli tjetërNamir Lapardhaja: “Berisha t’i japë fund betejës me SPAK dhe ndërkombëtarët, çështja ka marrë rrugën ligjore!”