Lulzim Basha uron Fiter Bajramin: Të mbushim zemrat me shpresë dhe Shqipërinë me mirësi

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Basha shkruan se Ramazani ishte një muaj reflektimi, përkushtimi dhe sakrifice, ndërsa uron që lutjet e gjithsecilit të jenë pranuar dhe ditë më të mira të vijnë për çdo shqiptar.

“Me përfundimin e këtij muaji të bekuar, le të mbushen zemrat tona me mirënjohje dhe shpresë. Ramazani ishte një udhëtim i përkushtimit dhe sakrificës. Lutjet tona janë ngritur, mëshira e Zotit ka rënë mbi ne, dhe me këtë uroj me zemër që lutjet tuaja të jenë pranuar dhe të sjellin ditë më të gëzuara për çdo shqiptar,” shkruan Basha.

Ai i fton qytetarët që, në frymën e festës, të vazhdojnë me shpirt të pastër dhe zemër të mbushur me mirësi, duke ndarë dashuri dhe ndihmë me të tjerët. Në fund Basha e mbyll urimin me një citim nga Kurani:

“E ardhmja do të jetë më e mirë për ty se sa e kaluara. Dhe Zoti yt do të të japë aq shumë, sa ti do të jesh i kënaqur.” (Kurani, Ed-Duha: 4-5)
Gëzuar Bajramin! Zoti ju dhëntë begati, lumturi dhe paqe në zemrat dhe shtëpitë tuaja! – përfundon mesazhi i Bashës.

Urimi i plotë i Bashës:

Me përfundimin e këtij muaji të bekuar, le të mbushen zemrat tona me mirënjohje dhe shpresë.

Ramazani ishte një udhëtim i përkushtimit dhe sakrificës. Lutjet tona janë ngritur, mëshira e Zotit ka rënë mbi ne dhe me këtë uroj me zemër që lutjet tuaja të jenë pranuar dhe të sjellin ditë më të gëzuara për çdo shqiptar.
Ndërsa hyjmë në gëzimin e Bajramit, le të vazhdojmë me një shpirt të pastër, me një zemër të mbushur me mirësi dhe me vepra që sjellin dobi.

Le të ndajmë buzëqeshje me familjen, të ndihmojmë ata që janë në nevojë dhe të përhapim mirësi në çdo hap.
“E ardhmja do të jetë më e mirë për ty se sa e kaluara. Dhe Zoti yt do të të japë aq shumë, sa ti do të jesh i kënaqur.” (Kurani, Ed-Duha: 4-5)
Gëzuar Bajramin! Zoti ju dhëntë begati, lumturi dhe paqe në zemrat dhe shtëpitë tuaja!

Artikulli paraprakParalajmërim nga Ambasada Amerikane: Kush gënjen do përballet me ndëshkime serioze
Artikulli tjetërPërfitimet e dietës me pak kripë, ja cilat ushqime rekomandohen