Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij i ka kërkuar shkodranëve që të votojë kandidatin e PD-së për Bashkinë, Xhemal Bushatin.
Basha tha se vota për Xhemal Bushatin është e vetmja mënyrë për të shmangur modelin e Edi Ramës, duke e cilësuar si model qeverisës të “Inceneratorëve”.
KrEu i PD-së tha se nëse nuk votohet Xhemal Bushati, atëherë Shkodra do kontrollohet nga Edi Rama dhe Tom Doshi.
“Ka vetëm një rrugë që shkodranët mos kenë për kryebashkiak modelin e Edi Ramës, modelin e inceneratorëve, që vret shpresën dhe zbraz Shkodrën dhe ka vetëm një mënyrë, vota për Xhemal Bushatin!
A doni një kryebashkiak të kontrolluar nga Edi Rama dhe Tom Doshi, që të vendos modelin e Edi Ramës dhe Tom Doshit? Nuk ju dëgjoj më fortë! Atëherë votoni Xhemal Bushatin”, tha Basha.