Lumë droge nga Shqipëria në Itali, kapet 1 ton e 250 kg kanabis e fshehur në portokalle e qepë

Një sasi e madhe droge është kapur nga policia italiane në qytetin e Napolit. Operacioni i forcave të rendit në shtetin përtej Adriatikut bëri të mundur kapjen e plot 1250 kg lëndë narkotike e llojit hashash, e cila ishte fshehur në dy kamionë të ngarkuar me portokallë dhe qepë.
Për këtë u arrestuan edhe tre persona, mes tyre edhe një shqiptar i identifikuar si Sami Bodini.
Dy të tjerët ishin shoferët e autobusit, ndërsa shqiptari ishte pasagjer në një nga kamionët ku u gjet sasia e drogës.
Të arrestuarit pritet të dalin para gjykatës në Itali me akuzën e “trafikut të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”.

dr

Artikulli paraprakEdhe LSI përkrah PD, Kryemadhi: Djegia e mandateve rruga e vetme për të rikthyer shtetin e së drejtës
Artikulli tjetërZëri i Amerikës: Opozita e bashkuar në djegien e mandateve, kërkohen zgjedhje të lira