Karabinierët e Materës në Itali, gjatë një operacioni kundër trafikut të drogës midis Shqipërisë e provincës së Materës, kanë arrestuar 18 persona, italianë e shqiptarë, prej të cilëve 7 me arrest në burg e 11 në shtëpi.
Personat nën hetim akuzohen për organizatë kriminale të dedikuar trafikut të drogës, në veçanti të heroinës, kokainës e marijuanës.
Operacioni me emrin e koduar “Metalba”, me 100 karabinierë të impenjuar, po vazhdon në provincat Matera, Potenza, Cosenza, Lecce, Udine, Parma e Trapani. Droga që vinte nga Shqipëria shpërndahej gjatë bregut jonian, në veçanti në Tursi e Policoro (Matera).