Lumë droge nga Shqipëria në Itali, sekuestrohet 440 kg hashash dhe 10 kg heroinë, arrestohen 16 shqiptarë

Policia italiane ka sekuestruar reth 440 kg drogë të llojit hashash dhe 10 kg Heroinë dhe ka vënë në pranga 16 shqiptarë. Lënda narkotikeishte future nga Shqipëria dhe, sipas burimeve të policisë italiane, po transportohej nga Italia drejt Zvicrës.
Sipas mediave italiane, droga vinte nga Shqipëria në Itali ndërkohe që ështe arrestuar e gjithë banda. Policia Financiare e komandës provinciale Milano ka bërë publik njoftimin për finalizimit e hetimit të lëshuar nga prokurori publik i Republikës Como kundër 17 personave të hetuar në mënyra të ndryshme, për trafik droge.
Hetimi, i udhëhequr nga prokurori i republikës Como, Nicola Piacente, dhe zëvendës prokurori Antonio Nalesso, kanë zbuluardërgesat e drogës disa në Itali dhe Zvicër, dhe janë arrestuar në flagrancë 16 persona dhe është konfiskuar rreth 440 kg marihuanë, e rreth 10 kg heroinës dhe rreth 200 kg substancës e për perzirjen e heroines.
Gjatë hetimit, të kryer nga Policia Financiare e Milanos, u konstatua se të dyshuarit, të gjithë shqiptarët kanë importuar drogë nga Shqipëria për rishitje, tjetërsim në Itali dhe Zvicër, duke përdorur procedurat e fshehta të komunikimit dhe lidhjeve për të fshehur trafikun. Aksioni është në vijim e sipër.

Një ditë më parë 19 persona u arrestuan në Romë dhe Napoli pas një aksioni të policisë italiane, në të cilin janë përfshirë 200 karabinierë dhe është dashur ndërhyrja e helikopterit dhe njësisë së specializuar.
Bëhet fjalë për dy grupe kriminale, njëri i lidhur me organizatën Camorriste, ndërsa tjetri që bashkëpunonte me grupin ‘Ndrangheta’. Mes të arrestuarve është edhe një grua si dhe disa persona me origjinë shqiptare, por ende nuk bëhen me dije emra.
Ka qenë investigimi i një grupi në Romë, ai që ka rënë në gjurmët e dy organizatave kriminale, të lidhura me narkotrafikun dhe armët dhe të dyja në raporte të ngushta mes tyre. Bëhet fjalë për një grup të lidhur me klanin Camorrist dhe drejtuar nga vëllezërit Salvatore dhe Genny Esposito, djemtë e Luigit të ashtuquajtur ‘Nacchella’, ndërsa grupi tjetër kishte në krye Vincenzo Polito dhe ishte i lidhur me eksponentë të ‘Ndrangheta’ në provincën e Kalabrisë.

auto karbineri1521711949Një ditë më parë, Antimafia italiane i kë dhënë një tjetër goditje mafias vendase, duke shkatërruar një rrjet të trafikut të lëndëve narkotike nga Kolumbia, Shqipëria, Maroku e Spanja. Gjatë operacionit janë sekuestruar drogë, bomba, municion e armë.

Exit mobile version