Dhjetëra mijëra qytetarë nga i gjithë vendi po vërshojnë drejt kryeministrisë me pankarta në duar dhe me thirrjet Ram ik!
Rreth 300 të rinj janë angazhuar për të shmangur incidentet mes protestuesve dhe policisë, e cila është dukshëm e rritur në numra krahasuar me protestat e mëparshme.
Të rinjtë me shirita të bardhë në krah janë vendosur përgjatë gardhit të vendosur metalik rreth Kryeministrisë, shumë pranë rreshtit të parë të policëve që kanë rrethuar godinën.
Nga opozita i është bërë thirrje qytetarëve që të shmangin incidentet dhe provokimet, ndërsa ka nisur edhe marshimi i mbështetësve të opozitës drejt godinës qeveritare.
Nga një grup të rinjsh të FRPD pritet të lëshohen balona me parrullat “Rama ik”, një risi për protestën e sotme.
Protestuesit mbajnë vuvuzela dhe daulle, ndërsa mbi 1500 forca policore dhe të gardës janë angazhuar për mbrojtjen e godinave qeveritare.