Lymi: Doja të vrisja Rexhep Meidanin, ndërsa Ramën…

Lymi ka deklaruar ne media se ka dashur të vrasë Rexhep Meidanin si komunist, ndërsa per Ramën që e bëri nënkryetar Parlamenti nuk ka të sharë.

Deputeti Myslim Murrizi ka bërë një deklaratë të pazakontë mbrëmjen e së hënës duke thënë se ka dashur të vrasë Rexhep Meidanin në fund të viteve ’90. Ai thotë se e shikonte atë si kundërshtar dhe se në Partinë Demokratike në atë periudhë i thoshin se ka vrarë Azem Hajdarin.

“Për cilët politikanë po flasim? Këta që bëjnë sikur zihen e ndajnë bashkë tenderat dhe paratë publike. Unë kam qenë deputet 29 vjeç. Kam dashur ta vras Rexhep Meidanin. Se ne na thonin në parti që ka vra Azem Hajdarin.

E shikoja si kundërshtar. Tani kur i shikoj tek i japin dekorata, më duket hipokrizi. Ai është komunist. Unë skam pasur asnjë pjesëtar të familjes në Partinë Komuniste. E vetmja parti që s’ka dalë nga zyrat e Ramiz Alisë apo nga zyrat e sigurimit” – tha Murrizi në emisionin “Open”.

Exit mobile version