Lyon, Fekir: Në të ardhmen kaloj në La Liga

Sulmuesi i Lyon, Nabil Fekir e sheh të ardhmen e tij në La Liga. 23-vjeçari është në radarët e disa prej klubeve më të mëdha europiane, pasi prej kohësh ka spikatur për cilësitë e tij. Megjithatë në një intervistë të dhënë, Fekir deklaron se për momentin nuk e mendon largimin nga Franca, por edhe kur të ndodhë diçka e tillë do të transferohet vetëm në Primera Division. Sulmuesi thekson se sezoni është ende i gjatë dhe ai është i përqendruar vetëm te klubi aktual.

Exit mobile version