Te Lyon duket se janë dorëzuar para idesë se do të humbasin shërbimet e Alexandre Lacazette gjatë merkatos së verës. Sulmuesi prej kohësh kërkohet me insistim nga disa prej klubeve më të rëndësishme në Europë, me Liverpool që qëndron në “pole position” për kartonin e tij. Trajneri i francezëve, Genesio pohoi se shoqëria do ta ketë shumë të vështirë të mbajë 25-vjeçarin në skuadër me përfundimin e sezonit. Lacazette vlerësohet rreth 60 milionë euro dhe në 23 ndeshje të Ligue 1 ka realizuar 22 gola.