Lyoni bie në derbi, Benfica ruan kreun

Skuadra e Lyonit dështoi të merrte pikë në fushën e Saint Ettienit në derbi, duke pësuar humbjen e dytë radhazi në kampionatin francez. “Të gjelbrit” në fakt e siguruan fitoren që në pjesën e parë me dy gola të shpejtë të shënuar nga Monnet-Paquet dhe Hammouma.
Një gabim i Lyonit në fazën mbrojtëse që në minutën e 9-të u shfrytëzua nga futbollistët vendas me finalizimin e Monnet Paquet disi prirët me portën. Në të 22-tën, Saint Ettiene shënoi të dytin me Hammouma pas një kundërsulmi të shpejtë, finalizim që i dha dhe goditjen përfundimtare Lyonit.
Përpjekjet e miqve për të ndryshuar rrjedhën e lojës në pjesën e dytë rezultuan të kota, pasi rezultati 2-0 i pjesës së parë qëndroi në fuqi deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit.
Madje në fund të takimit, Lyoni mbeti me 9 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Ghezzal dhe Tolisso. Madje në fund të takimit, Lyoni mbeti me 9 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Ghezzal dhe Tolisso.

Exit mobile version