Presidenti francez, Macron e ka pohuar përmes një deklarate se vendimi i tij për të refuzuar në të njëjtën kohë edhe Maqedoninë e Veriut edhe Shqipërinë është bërë për të mos lejuar vendet anëtare të BE që të hapnin negociatat vetëm me Maqedoninë.
Në këtë mënyrë indireket pranohet se Macron ka ndihmuar mikun e tij, Rama që të mos ishte në qendër të kritikave për mos përmbushjen e kushteve të vendosura nga BE dhe kjo ngre një pikëpyetje tjetër.
A ishte Rama ai që loboi që të mos ia hapeshin negociatat ehe Maqedonisë?
Presidenti francez, Emanuel Macron që nga fillimi ka qënë i palëkundur në dhënien “JO” të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në një video të publikuar nga EuroNeës Albania, pas konferencës për mediat në Bruksel, Macron ka deklaruar se shumica e vendeve ishin kundër Shqipërisë dhe vetëm pak vende ishin kundër çeljes së bisedimeve për Maqedoninë.
Presidenti francez shprehet se do të ishte gabim i tmerrshëm për Balkanin nëse do të nisnin negociatat vetëm për një vend duke e lidhur kështu ‘fatin’ e Maqedonisë së Veriut me atë të Shqipërisë si kompromis për stabilitetin e rajonit.
“Dje dëgjova disa fjalë se ne pothuajse arritëm uninamitet për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo nuk është e vërtetë.
Padyshim, aty kishte një shumicë që Maqedonisë së Veriut ti happen negociatat, por shumica e shteteve ishin kundër Shqipërisë. Nisja e bisedimeve të anëtarësimit vetëm me një vend do të ishte një gabim i tmerrshëm për Balkanin”, tha Macron.