Presidenti francez Emmanuel Macron i kërkoi Benjamin Netanyahut një armëpushim, për të mundësuar lirimin e pengjeve të Hamasit dhe hapjen e pikave të kalimit të ndihmës humanitare.
Gjatë një bisede telefonike, Macron theksoi se duhet t’i jepet fund makthit të civilëve, duke u shprehur gjithashtu në favor të një zgjidhjeje politike me dy shtete.
“Hapja e të gjitha pikave të kalimit për ndihmën humanitare është jetike për popullatën civile në Gaza. Ndihma duhet të arrijë sa më shpejt te civilët”, deklaroi Macron.
Nga ana e tij, Netanyahu i tha Macron-it se krijimi i një shteti palestinez do të ishte ‘një shpërblim i madh për terrorizmin’, sipas mediave franceze.