Nga Jorida TABAKU
Për të tretën ditë me radhë Fieri gdhihet nën tymin e plehrave që digjen në Mbrostar në mënyrën më mafioze të mundshme, ndërkohë që buxhetit i shtetit ka 3 vjet që paguan 20 milionë Euro për një incenerator që nuk ekziston.
Fieri i shtohet qyteteve si Durresi e Kavaja ku ne mes të sezonit veror në vend që të marrin masa për të lehtësuar sektorin e turizmit i kthejnë qytetet në kosha plehrash vec për hir të tre projekteve mafioze të inceneratorëve në Tiranë, Fier dhe Elbasan.
Gjatë periudhës së pandemisë, pra për vitin 2020, inceneratori i Fierit morri 6.11 mln euro nga taksat e shqiptarëve, ndërkohë që në vitin aktual ky projekt korruptiv për të cilin SPAK ka një dosje voluminoze në tavolinën e saj ka marrë nga buxheti i shtetit gati 3 mln euro.
E gjithë qeveria me Ramën në krye i dolën për zot këtij projekti, e mbrojtën, sulmuan opozitën kur e denoncoi, firmosën kontrata korruptive prej 400 milionë eurosh, ndërkohë që paguajnë për mbetjet që bashitë hedhin në këto inceneratorë.
Por Fieri është rasti më tipik i vjedhjes, mashtrimit, korrupsionit dhe zhvatjes së buxhetit të shtetit.
Partia Demokratike ka zbërthyer skemën korruptive të inceneratorëve, është përballur në parlament e në vendet ku janë ngritur këto inceneratorë e ka dorëzuar 3 dosje voluminoze në SPAK.
Aty provohet se si shteti ka dhënë koncesion një kompanie pa asnjë ditë eksperiencë, se si ka shkelur ligjet e procedurat, se si ka rritur e fryrë kostot, se si po e mbulon dështimin me propagandë, se si sot qytetet notojnë në plehra vetëm prej kësaj kontrate korruptive.
Është dita që drejtësia e re të veprojë, është dita që të mbahet përgjegjësi për një nga vjedhjet më të mëdha të buxhetit të shtetit! Është koha që Rama, Ahmetaj, Gjiknuri dhe kushdo ka firmosur të hetohet! Është koha që SPAK të veprojë!