Mafia në qeveri do të vrasë biznesmenë, prokurorë, gjyqtarë, gazetarë, politikanë…

Kastriot ISLAMI

Shqipëria nga vëndi më i izoluar e më i varfër i Europës për 50 vjet, pas 25 vjetësh “demokraci”, pa mohuar progresin e konsiderueshëm, cilësohet si një nga vëndet më të e korruptuar e të inkriminuar, duke mbetur gjithnjë vëndi më i varfër në Europë. Në këto 25 vjet, vecanërisht në vitet ’91 e ’97 por edhe pas vitit 2013, për shkak të varfërisë së trashëguar por edhe të pasigurisë e mungesës së shpresës, shqiptarët janë ndoshta të parët në Europë, që kanë lënë vendin e tyre. Gati 30-40 përqind e tyre janë larguar me idenë se “ky vënd nuk bëhet” dhe “s’ka përse i prishim të ardhmen fëmijve të tyre”. Arsyeja, pas 2013, lidhet me vendosjen e një rregjimi të një pakice të korruptuar e kriminale, të quajtur Rilindje, një rregjim autoritar, oligarkik, arrogant dhe i dhunshëm. Gjithëkush që është jasht Rilindjes është i diskriminuar, i përjashtuar, i dhunuar, i dënuar të nënshtrohet ose të largohet nga vendi, përndryshe anatemohet “armik”, dhe për rrjedhojë sulmohet, poshtërohet, ofendohet, përdhunohet, hiqet nga puna, i mbyllet biznesi, i ngushtohen të gjitha hapsirat për të jetuar, punuar, mësuar… Ky regjim ka vrarë shpresën duke asgjësuar cdo alternative, sio brënda vetes ashtu edhe jasht tij. Ka vrarë të ardhmen duke asgjësuar të tashmen. Ka vrarë ndjenjën e reagimit duke ngjallur frikën. Ka dhunuar gjithkënd duke e friksuar të thotë të vërtetën. Ka vrarë të mirën duke promovuar vetëm të keqen, madje duke e konsideruar të keqen model suksesi. Ka shkatërruar sistemin e meritës duke promovuar mediokritetin, klientelizimin, paaftësinë, krimin, banditizmin, mashtrimin, demagogjinë, arrogancën…Dhe së fundmi, Rilindja, me ose pa ndërgjegje, me ose pa dashje, thjesht për të ruajtur pushtetin e saj, i ka hapur rrugën krijimit të mafias së organizuar që është lidhur ngushtësisht me shtetin madje e ka marrë peng atë. Shumë shpejt kjo mafie do të tentojë të kontrollojë tërësisht e të drejtojë shtetin. Pa asjë mëdyshje mund të thuhet se kjo gjëmë i ka zënë shqiptarët të cilët jo vetëm do ta vuajnë për shumë kohë këtë gjëndje por ndoshta do të jenë të pa mundur ta crrënjosin lehtësisht, derisa e gjithë kjo godinë të shëmbet dhe ti zërë të gjithë brënda.

Varfëria është në ekstre, pasuria është përqëndruar në pak duar…
Pas 2013, mungesa e shpresës dhe ndjenja e emrigrimit janë rritur në një shkallë të konsiderueshme. Mungesa e shpresës lidhet me një realitet që e ndjejnë pothuajse të gjithë: i) është rritur numri të varfërve dhe varfëria e tyrë është bërë edhe më e gjërë edhe më e thellë; ii) është zvogluar ndjeshëm deri në zhdukje klasa e mesme e cila sapo kishte filluar të formohej dhe iii) është zvogluar numri i të pasurve por pasuria që zotëron një numër gjithnjë e më i vogël oligarkësh është bërë shumë më e madhe. Të pasurit jolegjitimë po zhvasin të gjithë pasuritë e asetet kombëtare kurse të tjerët po mbijetojnë në varfëri vetëm me asistencë apo me ndihmën që ju vjen nga jasht duke u detyruar të nënshtrohen ose të emigrojnë. Përse ndodh kështu?
Rilindja, një qeverisje e korruptuar, kriminale, arrogante, dhunuese…
Arsyeja është e thjeshtë: vëndi qeveriset nga Rilindja që është një amalgamë e i) politikanëve të korruptuar në mënyrë të paligjshme; ii) individëve me rekorde të tmerrshme krimiminale, iii) biznesmenëve të lidhur me politikanët e korruptuar dhe/ose individët e inkriminuar që kanë zhvatur asetet e fondet publike; iv) e pinjollëve të nomeklaturës së lartë ish-komuniste me një ndjenjë ekstreme revanshiste e sjellje arrogante; v) e manjatëve të medias klienteliste që pasurohen duke promovuar lidhjen politikë-biznes-media dhe sulmuar, sharë, ofenduar të gjithë kundërshtarët e rregjimit dhe vi) e perversëve të të gjithë llojeve e ngjyrave që me mënyrat e sjelljet e tyre tipike janë maska dhe kostumi i këtij rregjimi.

Rilindja, një rregjim i centralizuar dhe autoritar oligarkik…
Pas vitit 2013 kjo amalgamë ka ardhur në pushtet dhe ka ngritur një rregjim qeverisjeje të një pakice të korruotuar dhe oligarkike, që gjatë tre vjetëve ka vendosur nën kontroll pjesën më të madhe të bizneseve të mëdha duke falimentuar të tjerët. Ka vendosur nën kontroll shoqërinë civile duke e asgjësuar një pjesë të konsiderueshme të saj. Ka vënë nën kontroll pothuajse të gjithë median duke e cuar pjesë tjetër në kufijtë e mbijetesës, duke mbyllur shumë programe investigative apo kritike të qeverisë apo duke tentuar të asgjësojë deri edhe portalet e rrjetet sociale. Ka lidhur politikën me krimin duke e futur atë në politikë. Po pastron paratë e pista duke e shndërruar Shqipërinë në lavatricen më të madhe në Europë. Anëtarët e kësaj kupole oligarkike bëjnë një jetë luksoze dhe perverse. Ka blerë votat dhe kërcënuar votuesit. Së fundmi Rilindja me një agresivitet ekstrem ka vendosur nën kontroll të plotë sistemin e drejtësisë.
Rilindja, një rregjim në shkërmoqje…
Pavarësisht të gjitha këtyre veprimeve, mbështetja popullore për Rilindjen ka rënë ndjeshëm dhe mbështetja ndaj saj do të vazhdojë të bjerë në mënyrë eksponenciale, pra ajo shumë shojet do të rrënohet, vithiset, shkërmoqet. Arsyet janë i) mosmbajtja e premtimeve; ii) represioni policor mbi qytetarët e bizneset; iii) demagogjia, mashtrimi e arroganca në komunikimin me të gjithë; iv) dhunimi i cdo të friu apo të reje; v) goditja apo deri eleminimi i cdo opozitari a kundërshtari të rregjimit. Shumica e shqiptarëve, të majtë e të djathtë, e urrejnë në ekstrem Rilindjen dhe e konsiderojnë një të keqe kombëtare, një fatkeqësi, një rrezik për të ardhmen. Por kanë frikë se ajo është një qeverisje kriminale që përdor të gjithë mënyrat për të friksuar, nënshtruar, dhe deri eleminuar.

Mafia që ka marrë peng shtetin po fillon ta drejtojë atë…
Asnjëherë deri më sot, përvecse në formën e retorikës politike, s’do të mund të flitej për ekzistencë të mafies së organizuar në Shqipëri, të mafies në kuptimin e vërtetë. Ndryshe nga korrupsioni, krimi i organizuar dhe trafiqet që kanë qënë prezente dhe pak apo pjesërisht të lidhura apo në bashkëpunim me politikën, herë më shumë e herë më pak, në disa raste të lidhura me politikanë të nivelit të lartë e në disa raste të tjera me zyrtarë të lartë, apo herë duke qënë të luftuara nga drejtuesit e lartë të shtetit e herë duke qënë të toleruara apo bashkëpunuese, elemnetët e mafias së vërtetë kanë qënë gjithnjë e në cdo rast në luftë me politikën. Vrasja e një bankieri apo e një gjyqtari, kërcënimi apo vrasja e disa biznesmenëve, kërcënimi i gazetarëve, lidhjet e qeveritarëve dhe poilitikanëvë të lartë me klanet e drogës dhe të krimit, përdhunimi dhe dhunimi i vajzave të reja nga njerëz me pushtet, dhunimi verbal përmes medias së kontrolluar e sponsorizuar nga klanet mafioze, largimi i oficërëve të policisë jasht vëndit për të kërkuar azil politik për tu mbrojtur nga sulmet dhe eleminimi i shtetit, e tjerë e tjerë janë shëmbuj të një mafie që është nddhet në fazën e fundit të organizimit të saj, madje e lidhur me organizimin rajonal e eeuropian.

Mafia do të vrasë biznesmenë, prokurorë, gjyqtarë, gazetarë, politikanë..
Veprimet e dukshme të mafias janë gjithnjë rezultat i vendimeve të kupolës së saj, tashmë të lidhur ngushtë e në koordinim me shtetin, kundër cdo kundërshtari, qoftë edhe kundër policëve, kundër prokurorëve, kundër gjykatësve deri edhe kundër politikanëve, biznesmenëve apo gazetarëve që cënojnë veprimtarinë e tyre, ekzistencën e tyre apo prekin interesat e shtetit që i mbron. Sulme ndaj policëve, prokurorëve, gjykatësve apo politikanëve mund të kënë ndodhur edhe nga bartësit e korrupsionit, krimit të organizuar apo trafiqeve, por ato nuk kanë qënë asnjëherë të mbrojtuara nga shteti por kanë qënë më shumë rezultat i përplasjeve të shtetit me ta. Kurse tani mafia është bërë njësh me shtetin, madje e ka marrë peng atë.
Mafia s’mundi të organizohej në periudhën 2013-2017…
Në Shqipëri, me ardhjen në pushtet të Rilindjes, kur individët me rekorde kriminale e trafikantët veshën kostum politik dhe qeverisja rezervoi poste lukrative për përfaqësuesit e tyre në qeverisjen e vëndit apo administratën publike, u krijuan në këtë mënyrë kushtet për organizimin e tyre në formën e mafias së organizuar. Po ata s’arritën të organizohen në formën e një mafie të vërtetë. Ata krijuan një lidhje pengmarrjeje reciproke me Ramën, pa patur mundësi të kenë organizimin e tyre dhe juridiksionin lëndor-territorial. Gjatë kësaj kohe, herë ata kishin nevojë për Ramën e herë Rama kishte nevojë për ta. Disa prej tyre, Rama i mbajti më afër e disa të tjerë i margjinalizoi por asnjëherë s’i largoi. Ata prej kohësh programuan organizimin e “pushtetit të tyre” të ardhshëm, dhe pritën momentin e përshtatshëm, që për shkak të nevojës që Rama pati për ta për të fituar i vetëm tepsinë e pushtetit ata të nisnin ngritjen e sistemit të mafias së organizuar. Ky ishte momenti kur lidhja e tyre u fuqizuam ekstremisht, Rama do ti drejtonte ata por ata do ta merrnin njëkohësisht peng Ramën.
Rama është bërë njësh me mafian kundër qytetarëve
Me veprimet e tij Rama është bërë njësh me mafian kundër qytetarëve për shkak të ambicjes së tij të shfrenuar, po edhe nga frika e humbjes së pushtetit. Pas fitimit të pushtetit i vetëm, me ndihmën e mafias, Rama është në një rrugë pa kthim. Ai do ti shkojë kësaj rruge deri në fund. Ose duke u përplasuar së bashku me mafian me qytetarët dhe marrë ndëshkimin popullor. Ose duke u eleminuar nga mafia nëse heziton të kthehet në mes të rrugës. Opsioni i nënshtrimit dhe friksimit të qytetarëve që deri më sot Rama është munduar tja përcjellë publikut do të dështojë. Madje sa më shumë rriten tentativat e mafie-shtetit për të dhunuar apo nënshtruar qytetarët aq më i shpejtë dhe aq më i tmerrshëm do të ishte fundi.
Në vend të përfundimit: Apel për shqiptarët dhe partnerët…
Shqipëria është në rrezik. Shteti i bërë njësh me mafian po i detyron shqiptarët ose të nënshtrohen ose të emigrojnë. Nëse qytetarët shqiptarë s’do të reagojnë masivisht e energjitikisht dhe nëse partnerët do të heshtin e s’do të veprojnë me shpejtësi për të frenuar apo crrënjosur këtë dukuri atëhere gjasat janë që mafia të kontrollojë qeverinë e ta vendosë edhe shtetin nën kontrollin e saj. Ky do të ishte shëmbulli i parë në botë i mafies të krijuar nga vetë shteti në luftën për pushtet, por që shumë shpejt do të vendoste nën kontroll shteti. Vendi është shumë pranë kësaj gjëndjeje. Cmontimi i kësaj mafie të organizuar në të ardhmen do të ishte një sfidë shumë e vështirë, sepse ajo do të krijonte të gjithë lidhjet eventuale me mafian rajonale e europiane si dhe faktorët e tretë që janë në një betejë të ashpër me partnerët globalë të Shqipërisë…

Exit mobile version