Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë 56.4 vjet burg për 10 personat e arrestuar një vit më parë në magazinën e kanabisit në Laç, ku bënin grirjen dhe paketimin e lëndës narkotike.
Biznesmeni i ndërtimit Lefter Nelaj i arrestuar për kultivim, financim dhe trafik të lëndëve narkotike, ka qënë personi kryesor i grupit kriminal.
Ndërsa efektivi i policisë Zan Kasmi, përdorte informacionin operativ të policisë dhe vinte në dijeni biznesmenin Lefter Nelaj, për planet operacionale të policisë, zonat ku do kontrollohej dhe parcelat e drogës që do asgjësoheshin.
Lavdim Nelaj dënohet me 7 vite burg, Lefter Nelaj dënohet me 6.8 vite burg, Bledar Baboci dënohet me 6.8 vite burg, Elton Haxhiu dënohet me 5.4 vite burg, Sami Balloku dënohet me 5.4 vite burg, Hashim Nelaj dënohet me 5.4 vite burg, Astrit Tafaj dënohet me 5.4 vite burg, Aldo Xhaferri dënohet me 5.4 vite burg, Bajram Hidri dënohet me 5.4 vite burg dhe Bashkim Kodra dënohet me 3.4 vite burg.