Magjia e Championsit vazhdon! Barcelona kërkon të finalizojë rrugëtimin fantastik, PSG-ja vjen si favorite kundër anglezëve

Një tjetër mbrëmje Championsi, një tjetër magji

Barcelona, me synimin për të finalizuar një rrugëtim fantastik, shkon drejt Dortmundit, ku i pret “Muri i Verdhë” gjerman, me gjithë madhështinë e vet, për të parashtruar rrugën që përcakton një prej gjysmëfinalistëve.

Padyshim skuadra e drejtuar nga Hansi Flik vjen si favorite duke qenë se nuk njeh humbje në 2025-ën ndërsa nga ana tjetër verdhezinjtë kërkojnë ta thyejnë këtë pavarësisht formës jo të mirë në kampionat.

Një supersfidë franko-angleze luhet mes PSG-Aston Vila. Në letër, një mision i qartë, kualifikimi në gjysmëfinale. Ekipi i Luis Enrike eliminoi Liverpulin një nga ekipet pretendetë, dhe do të kërkojë të bëjë të njëjtën gjë me klubin tjetër të Premier Ligës.

NDESHJET E SOTME

DORTMUND-BARCELONA ORA 21:00

PSG-ASTON VILA ORA 21:00

 

Artikulli paraprakTensioni i lartë, ja faktorët emocionalë dhe psikologjikë që nxisin rritjen
Artikulli tjetërGjermania drejt formimit të qeverisë së re! CDU/CSU dhe SPD në prag të marrëveshjes