Riyad Mahrez përfundon sërish në “radarët” e Barcelonës. Mesfushori i Leicester, i shënjestruar nga katalanasit verën e kaluar, kur bisedimet u ndërprenë për shkak të negociatave për rinovimin e kontratës me anglezët, vazhdon t’i pëlqejë shumë blaugranave. Sipas “Sport.Es”, lojtari nga Algjeria do të ishte shumë i lumtur të luante përkrah Lionel Messit. Gjithsesi për t’i shkëputur Mahrez kampionëve në fuqi të Anglisë, Barcelona duhet të paguajë të paktën 35 milionë euro.
Kryesore
Continue to the categoryArtisti Ervin Blloshmi thirrje publike: “Voto Rudi Erebarën – Shqipëria meriton...
Në një deklaratë mbështetëse të fuqishme, artisti i njohur Ervin Blloshmi ka bërë thirrje për votimin e shkrimtarit dhe intelektualit Rudi Erebara, kandidat në...