
Riyad Mahrez përfundon sërish në “radarët” e Barcelonës. Mesfushori i Leicester, i shënjestruar nga katalanasit verën e kaluar, kur bisedimet u ndërprenë për shkak të negociatave për rinovimin e kontratës me anglezët, vazhdon t’i pëlqejë shumë blaugranave. Sipas “Sport.Es”, lojtari nga Algjeria do të ishte shumë i lumtur të luante përkrah Lionel Messit. Gjithsesi për t’i shkëputur Mahrez kampionëve në fuqi të Anglisë, Barcelona duhet të paguajë të paktën 35 milionë euro.