Mainz hodhi një tjetër hap drejt shpëtimit pas një fitoreje 2-0 në shtëpi ndaj Augsburgut. Skuadra e Schmidt shfrytëzoi maksimalisht episodet në favor në një ndeshje përgjithësisht të barabartë, ku ndoshta në rezultatin përfundimtar ndikoi dhe “ngrohtësia” që tifozët transmetuan me mbështetjen e tyre në “Coface Arena”.
Oztunali me golin e të katërt sezonal arriti t’i japë epërsinë skuadrës së tij në pjesën e parë, duke e çuar në pushim me një 1-0 të vyer. Në fraksionin e dytë qetësia e rezultatit erdhi vetëm pas 11-metërshit të minutës së 62-të, të cilin Sampaio nuk e fali.
Nga ky moment për Mainz menaxhimi i lojës ishte i thjeshtë me skuadrën e Schimidtit që fitoi 2-0 ndaj Augsburgut, duke parakaluar këta të fundit në renditje dhe duke u larguar 9 pikë nga zona e rënies.