Majko: Rama kërkonte të prishte Teatrin që në vitin 2002, debati me të dhe shkarkimi i Drejtorit

Kryeministri Edi Rama dhe deputeti i PS, Pandeli Majko, duke dale nga nje mbledhje te Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, PS, e cila eshte mbledhur per zgjedhjet e reja ne parti dhe per rinovimin e strukturave dhe anetaresimeve te reja. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and lawmaker, Pandeli Majko, during a meeting of the National Assembly of the Socialist Party.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, ka reaguar për debatin e ashpër të ditëve të fundit mbi prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një të riu.

Majko kujton debatet e tij me Ramën për Teatrin dhe thotë se qendrimi i tij për prishjen e Teatrit nuk ka ndryshuar.

“Nuk dua të futem në debatin tejet të politizuar tashmë për godinën e Teatrit Kombëtar. Qëndrimi im nuk ka nevojë të diskutohet pasi ai është më i “vjetër” se sa qeveria ku bëj pjesë.

Kushdo që më njeh brenda Partisë Socialiste thjesht e ka respektuar dhe zëri im nuk bëhet pjesë e asnjë komedie politike.

Por, tek lexoj shkrime për “historinë” e debatit për godinën eTeatrit Kombëtar shtrembërimi i të vertetës ka filluar të flasë me seriozitet.

Në vitin 1998 në vizitën zyrtare si kryeministër në Greqinë fqinje, në vendin ku “lindi” teatri, kërkova ndihmë për të ndërtuar një Teatër.

Zyrtarët grekë e pritën mjaft mirë dhe nënshkruam një marrëveshje me kryeministrin e kohës Micotaqis.

Pjesa e parë e grantit që erdhi si ndihmë nga pala greke mbeti e pashpenzuar në vite me debate se ku dhe si do të bëhej nga qeveritë e radhës.

Në 2002 kam pasur debatin e vjetër me mikun tim, Edi Ramën për prishjen ose jo të Teatrit. Kjo solli largimin e drejtorit të Teatrit, që kishte rënë dakord për prishjen e tij.

Aty u vendos Agim Qirjaqi, një arstist, më shumë se sa një drejtor i mirëfilltë, pasi ai nuk e dontë këtë post.

Ai qëndroi vetëm disa muaj me kushtin që i vendosa për ta ndjekur vetë rikonstruksionin e godinë se Teatrit Kombëtar.

U dha një “grant” me një vendim të poscëm të qeverisë, i cili sigurisht që u bë realitet. Kur rikonstruksioni mbaroi unë nuk isha më në zyrën e kryeministrit, por në atë të ministrit të Mbrojtjes.

Artistët sic kanë artin, kanë edhe kujtesën. Ata më ftuan në inagurimin e rikonstruksionit të pjesshëm të godinës. Inagurimi ishte një takim që nuk shpjegohet vec jetohet. Agim Qirjaqi pas kësaj dha dorëheqjen.

Ai sot nuk jeton më, por lotët e tij dhe emocionet e asaj nate me artistët e Teatrit Kombëtar më detyrojnë ti shkruaj këto rreshta.

Ministri i Kulturës në atë kohë ishte një intelektual nga Elabasani, Agron Tato. Në ndryshim nga “historia” e shkrimit Arta Dade ishte ministre e Jashtme…”, shkruan Pandeli Majko.

Exit mobile version