Abuzimi ndaj Xhisiela Malokut, nga Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahaman Rraja, ka nxitur mjaft reagime në media dhe rrjetet sociale.
Megjithëse sot deputete të PD-së, LSI-së, gra intelektuale, por edhe studente, kanë bërë thirrje për protestë ditën e hënë kundër dhënës ndaj grave, disa nga femrat e njohura të shoqërisë civile për mbrojtjen e gruas nuk kanë reaguar.
Për këtë rast, Genc Sejko i cili njihet për memet e tij thumbuese në rrjetet sociale, publikoi gjatë ditës së sotme një fotomontazh ku ngrinte pyetjen se kur të flasin do këto që marrin miliona për mbrotjen e gruas.
Në foton e publkuar nga Genc Sejko, është dhe ish ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, e cila njihet për zërin e saj të fuqishëm në publik për mbrojtjen e gruas.
Kjo e fundit ka reaguar ashpër ndaj tij, duke e kërcenuar se do të ngre padi civile, pasi sipas saj ai është thjesht një dhunues i ngrefur i rradhës.
Komenti i plotë i Majlinda Bregut
“Te mos isha ne mes te nje hidherimi per percjelljen ne boten tjeter te nje mikeje te shtrenjte, sot do te padisja ty Genc Sejko! Fare thjesht! Ne baze te nenit 617/1 te Kodit Civil te Republikes “Pergjegjesia per publikimet online te komenteve qe cenojne nderin, personalitetin ose reputacionin e personit” ndryshimet e te cilit i kam propozuar vete. Sepse ti s’ke asgje me pak se cdo dhunues i ketij vendi! Je thjesht dhunuesi i ngrefur i radhes! Keto bejne burrat dhunues. Pergojojne, mashtrojne, te fyejne, te vrasin dhe s’ ju digjet mjekra nese ti e kundershton kete! Ti nuk do arrish dot edhe po te jetosh 200 vjec, te flasesh, bertasesh, qash , te mbrosh aq gra sa jam perpjek une e plot gra te tjera me ze publik ne kete vend! Pa miliona burrec! Pa delire facebook! Por nga bindja, ndjeshmeria dhe detyra publike qe kam patur.
Edhe pa zhurme, por duke u munduar per te mbrojt te dhunuaren e per t’i gjet nje strehe sekrete! Nga ato qe ti e tjere si ti te mos i mesoni kurre! As kete radhe!
Sa per dhunuesit cfare do emri e statusi pacin,mund ta vonojne por nuk i shpetojne dot nje denim me te ashper!
Edhe kete fal ashpersimeve te fundit
te Kodit Penal qe mbajne emrin tim!
Por te jesh i bindur, Dhuna s’do te mundet dot nese nuk denohen te gjithe format e saj! Perfshi tenden!”