Majori kërcënon gazetarët në Shkodër: “Do t’iu pres kokën dhe do t’ua fus në llucë”

Major Ibri kërcënoi gazetarët dhe operatorët e mediave gjatë ditës së djeshme, kur këta të fundit filmonin gjatë nxjerrjes së helikopterit nga Liqeni i Shkodrës.

Syri.al shkruan se, dje pati një incident mes gazetarëve e operatorëve me një prej oficerëve të lartë të Forcave të Armatosura. Gazetarët denoncojnë se Major Ibri iu drejtua atyre duke u thënë se, “do t’u priste kokat dhe do t’iu a fuste në llucë”.

Nuk është hera e parë që gazetarët pengohen nga autoritete shtetëore të kryejnë punën e tyre. Çfarë e shqetësonte Major Ibrin që të kërcënonte punonjësit e medias në atë formë, vetëm në rast se ekziston ndonjë fakt që duhet të mbahet e fshehtë për rrëzimin e helikopterit.

Gazetarët kërkojnë që të mbahet përgjegjësi për kërcënimet e Major Ibrit dhe të merren masa nga instancat përkatëse. Ata thonë se gjatë gjithë ditës së djeshme, Majori u është bërë atyre “tmerr” duke i kërcënuar dhe duke i lejuar që të filmojnë, të cilët ishin vetëm në përmbushje të detyrës së tyre.

Ditën e djeshme janë nxjerrë nga liqeni i Shkodrës të gjithë pjesët e mbetura të helikopterit ushtarak që u rrëzua disa ditë më parë, duke shkaktuar vdekjen e dy pilotëve dhe plagosjen e një ushtari që ndodhej në bord.

Gjatë gjithë këtyre ditëve, që polumbarët e RENEA-s, Policia Ushtarake, ekspertë të huaj po punonin për nxjerrjen e trupit të helikopterit nga liqeni, gazetarët kanë qenë të stacionuar për të përcjellë për mediar zhvillimet e fundit.

Artikulli paraprakBasha: Dalja nga kriza nis me ndarjen e pushtetit nga krimi dhe kthimin e parave
Artikulli tjetërBilanci i krimeve në shëndetësi po kthehet në bilanc lufte