Makina e drejtorit të policisë përplas ‘Smart-in’ dhe plagos rëndë drejtuesen policia fsheh ngjarjen

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Peshkopi ku një makinë e Ministrisë së Brendshme ka goditur një Smart të të drejtuar nga një drejtuese femër.

Por ajo që është më e rëndë është fakti se menjëherë pas këtij aksidenti, policia është përpjekur të pastrojë vendin e ngjarjes, ndërkohë që drejtuesja e automjetit ‘Smart’ ka mbetur e plagosur rëndë.
Denoncimi është bërë nga një qytetar, ndërkohë që është publikuar edhe nga ish-kryeministri Berisha që shkruan:

“Narkokomisari i Dibres Skender Golemi zhduk gjurmet e krimit qe kryen.

Lexoni denoncimin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje doktor.Para nje ore nje fuoristrad e MB nga rruga dytesore(e lagjes) del ne rruge kryesore me shpejtesi edhe godet nje makin tip SMART,ku brenda saj ishte nje femer e cila ka marre demtime te renda,pasi e ka goditur dhe e ka kthyer permbus erdhi ekspertiza e policise se krimit dhe shpalli fajore femren qe ishte me smart!Dhe akti me kriminal ishte kur pasi makinen me targa MB 414 AA e larguan me karrotrec dhe i mbuluan targen!

Denoncimin qe ju dergova me siper e ke 100% te sigurt se ndodhi para biznesit tim dhe isha vet prezent!

Dhe brenda makines se MB ka qene drejtori policise Diber Skender Golemi!

Artikulli paraprakKurban Bajrami/ Basha kujton klerikun e njohur: Sherif Langu ia kushtoi jetën e tij çështjes shqiptare dhe besimit në Zot
Artikulli tjetërAnalisti: Duhet një lëvizje rezistence e tipit politik ku të gjithë aktorët të konvergojnë për rrëzimin e Ramës