“Makinacionet e Edi Ramës për t’i pamundësuar opozitës transparencën e aferave korruptive përmes komisioneve hetimore, tregojnë frikën e tij nga e vërteta”/ Basha: Trancparenca për aferat korruptive të qeverisë, do të bëhet patjetër

Lidhur me dekretimin nga ana e Presidentit të Republikës së ligjit për Komisionet Hetimore, ka reaguar në një postim kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Basha shkruan se makinacionet e Edi Ramës për t’i pamundësuar opozitës transparencën e aferave korruptive përmes komisioneve hetimore, tregojnë frikën e tij nga e vërteta.

“Transparenca për aferat korruptive ku është zhytur sot qeveria, që po varfëron dhe detyron shqiptarët të largohen do të bëhet me patjetër.” – shkruan Basha.

“Sot gjysma e qeverisë është në dyert e drejtësisë e prapa hekurave, – vijon më tej kreu i PD-së, – dhe të gjithë ata që kanë abuzuar, së shpejti do të japin llogari për aferat e tyre korruptive.”

Më poshtë postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Ai që nuk ka asgjë për të fshehur nuk i trembet transparencës.

Makinacionet e Edi Ramës për ti pamundësuar opozitës transparencën e aferave korruptive përmes komisioneve hetimore tregojnë frikën e tij nga e vërteta. Por transparenca për aferat korruptive ku është zhytur sot qeveria, që po varfëron dhe detyron shqiptarët të largohen do të bëhet me patjetër.

Sot gjysma e qeverisë është në dyert e drejtësisë e prapa hekurave, dhe të gjithë ata që kanë abuzuar, së shpejti do të japin llogari për aferat e tyre korruptive.

Kohës së pandëshkueshmërisë po i vjen fundi, kartonat e Edi Ramës nuk e ndalin dot.

Exit mobile version