“Nuk është larg shtatori dhe do shohësh se çfarë katastrofe është Qemal Stafa është e pariparueshme”, kështu u shpreh arkitekti Maks Velo i ftuar në stduion e lajmeve në RTV Ora.
Velo tha se kryeministri Edi Rama ka zhdukur pistën olimpike në stadiumin Qemal Stafa për të bërë dyqane.
“ Të marrësh një stadium ta bësh qendër tregtare, hotelerie, me një stadium të vogël ku kjo pjesa vjen 80% të investimit dhe ky të ishte stadiumi kombëtar i joni dhe të eliminosh pistën olimpike. Nuk kemi një pistë olimpike e zhduku Rama. Si është e mundur që ky njeri sportist zhduk pistën e atletikës për ta bërë dyqane.
U mbush me dyqane. Toptani dy kate nuk funksionoi se ka super ngopje në dyqane dhe po të ishte dy kate më pak do të ishte shumë më mirë e harmonizuar me ambientin. PO pse i bëjnë. Vjedhin ajrin. Ne Beti jemi gati të vjedhim çdo gjë edhe ajrin.”, tha Velo.
Arkitekti Maks Velo i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora tregoi arsyen pse nuk e dëgjon më kryeministrit Edi Rama .
Velo u shpreh se vendosi të largohej nga kryeministri sepse e kishte parë që ai të përdorte, ndërsa thekson se kishte kuptuar se çdo njeri që nuk është dakord me atë duhet të largohet.
Beti Njuma: Pse nuk ju dëgjon më kryeministri? Ju keni qenë një nga njerëzit e afërt të tij. Pse kjo metamorfozë në marrëdhënien tuaj?
Maks Velo: Pashë që ai të përdor. Ai do të thuash atë që do ai. Unë këtë e kuptova dhe çdo njeri që nuk është dakord me atë duhet të largohet. Rasti i teatrit është gjëja me katastrofoike. Nuk është larg shtatori dhe do shohësh se çfarë katastrofe është Qemal Stafa është e pariparueshme.
Të marrësh një stadium ta bësh qendër tregtare, hoteliere, me një stadium të vogël ku kjo pjesa vjen 80% të investimit dhe ky të ishte stadiumi kombëtar i joni dhe të eliminosh pistën olimpike. Nuk kemi një pistë olimpike e zhduku Rama. Si është e mundur që ky njeri sportist zhduk pistën e atletikës për ta bërë dyqane.
U mbush me dyqane. Toptani dy kate nuk funksionoi se ka super ngopje në dyqane dhe po të ishte dy kate më pak do të ishte shumë më mirë e harmonizuar me ambientin. PO pse i bëjnë. Vjedhin ajrin. Ne Beti jemi gati të vjedhim çdo gjë. Edhe ajrin.