I ftuar në “ABC e mëngjesit”, ish-ambasadori Mal Berisha ka folur për Mini Shengenin që u mbajt në Tiranë. Berisha theksoi se ky është një deviacion i dukshëm i asaj që quhet demokraci.
Ndërkohë në një lidhje nga Prishtina, gazetarja Blerta Dalloshi raporton reagimet për Mini – Shengenin Ballkanik.
“Pala Kosovare ka kërkuar që të mos mbahet Samiti. Pas mbajtjes së takimit nuk ka pasur shumë reagime nga politikanët, por më shumë nga shoqëria, të cilët e kanë quajtur si thikë pas shpine. Kosova nuk ka nevojë për këtë mini shengen. Në biseimet Kosovë-Serbi ka pasur shumë marrëveshje që nuk po zbatohen nga Serbia ndaj edhe kjo konsiderohet si hile e Serbisë në të cilën ka rënë pre Shqipëria”, raporton gazetarja.
Më tej Berisha shprehet se kjo të çon në dyshime serioze. Njërëzit kanë plotësisht të drejtë të jenë të shqetësuar për fatin e kombit.
“Ky ç’izolim që po i bëhet Serbisë me promotor Tiranën nuk është gjë tjetër vetëm një izolim që i bëhet Kosovës.
Përse duhet me kaq nxitim të bëhët Shengeni kur Kosova është ende duke formuar qeverinë, theksoi Berisha”, tha Mal Berisha./abcnews.al