Malaj: G99 ka mbi 70% të pushtetit qëndror e vendor, janë arrogantë dhe të babëzitur

Ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj thotë se problemi më i madh që pengon modernizimin e PS-së është ndërthurja e saj me G99-ën.

I ftuar në emisionin 360 Gradë të Artur Zhejit në RTV Ora, Malaj tha se, përfaqësuesit e saj zënë 70% të pushtetit në nivel qëndror dhe lokal.

“Problemi real që është krijuar tani në Partinë Socialiste, që e pengon modernizimin e saj, është ndërthyrja me G99, e cila dhe pse mori 0.67% në zgjedhje, tentoi të krijojë një parti të re ndoshta si VV, sot po ti marrësh me emër listën e tyre kanë mbi 70% të pushtetit, qendror dhe vendor. Problemi më i vështirë për modernizimin e PS do të jenë Mjaftistët arrogantë dhe të babëzitur”, ushpreh Malaj.

veliaj2

Artikulli paraprakKorça tronditet sërish nga tërmeti, banorët dalin në rrugë
Artikulli tjetërKur duhet t’i merrni suplementet që të kenë më shumë efekt