Malaj, përgjigje Ramës: Nga Vlora ku burrat mbeten burra, jo si maskarenjtë e sotëm hajdutë, pres…

Arben Malaj, ish-deputet i PS-së, aktualisht anëtar i Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë, përmes një komenti në rrjet, i ka drejtuar një tjetër mesazh kryeministrit Edi Rama. Malaj ka zgjedhur që mesazhin t’a japë nga Vlora, ndërsa shkruan se koka të pritet kur del kundër mbretit.

“Gijotinat fizike përpara qindra viteve dhe gijotinat digitale sot kanë një gjë të përbashkët, koka të pritet kur i del kundër mbretit. Ju lutem një sqarim jo vetëm për 28 deputetët, ky postim nuk shpreh qëndrim BSH dhe nuk përputhet me qëndrimet e Bankës së Shqipërisë”, shkruan Malaj.

Postimi i Arben Malaj
Miremengjesi nga Vlora,si perhere me Vloren dhe per Vloren, gjithmone pa roje dhe perhere I rrethuar nga respekti njerezore.me te njejten dashuri te pakushtezuar nga asnje karrike dhe me mirenjohje te pamateshme ne cdo kohe.

Nga Vlora ku malet shtojne thellesine e bukurise kalteruese te deteve dhe ku deti e shumefishon lartesine e krenarise se maleve. Nga Vlora ku burrat behen dhe mbeten burra kur luftoj per vatane dhe jo si burrat e sotem te kohe se maskarenjve te Ali Asllanit.
Po pres me krenarine labe daten e paraqitjes ne gijotinen e “VE-RA-ZA-TA”-ve, per te kenduar me ze te larte dhe krenar , ne mes te parlamentit poezine e Ali Asllanit “Hakerrim / Marshi i Hajduteve”.

https: https://ëëë.youtube.com/ëatch v=UcA6hS5UcCI
Gijotinat fizike perpara qindra viteve dhe gijotinat digitale sot kane nje gje te perbashket, koka te pritet kur i del kunder mbretit. Ju lutem nje sqarim jo vetem per 28 deputetet, ky postim nuk shpreh qendrim BSH dhe nuk perputhet me qendrimet e Bankes se Shqiperise.”

Shume ndjese qe me mungesen e dashurise se sinqerte dhe perkushtimin te pamat ne nuk u lehtesojme por jua kemi bere ato me te renda ne shpirt ,me grindjet dhe papergjegjesite tona.
Pushime te mbare per cdo shqiptare.
Mirenjohje te perhershme.

Artikulli paraprakIsh-Presidenti: Një vendim gjykate mund të rishikohet sa herë t’i teket “bablokut të shpellës”
Artikulli tjetërSa ka peshuar dominimi energjitik në transformimin e Shteteve të Bashkuara në superfuqi?