Malet e Pukës mbushen me drogë, personat e armatosur që ruajnë parcelat terrorizojnë banorët

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, malet e Pukës janë mbushur me drogë. Sipas denoncuesit, banorët nuk dalin dot në tokat e tyre, pasi njerëz të armatosur i pengojnë.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Ligjin ne narkoshtet e ben droga!

Lexoni mesazhin e qytetares dixhitale!

Narkobandat e armatosura terrorizojne femijet!

Ato nuk lejone fermeret te punojne tokat e tyre. sb

pershendetje doktor berisha uroj te jeni mir me shendet  dua te bej nje denoncim sepse vetem tek ju kemi besim jam nje banore nga gjogjan i pukes shteti dhe pushteti po na terrorizojn femijet ne zona siper fshatit kan mbushur parcelat plot me hashash nuk pushojn krismat e armeve nuk guxojm te ikim tek arat tona sepse na ndalojn persona te armatosur policia dhe shteti nuk ekziston.

flm zoti doktor ju lutem anonim sepse kto te vrasin

Artikulli paraprakShpërthim tritoli në një biznes në Lezhë
Artikulli tjetërFoto/ Kush është zyrtari i arrestuar për trafik droge dhe shpërdorim detyre