Mali i Zi pritet të negociojë dy kapituj të rinj me BE-në këtë vit

Kryeministri malazez, Dushko Markoviq ka thënë se pret që vendi i tij të hapë dy kapituj të rinj në drejtësi dhe gjyqësor gjatë këtij viti, në kuadër të negociatave për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Markoviq i ka bërë këto komente në një konferencë të përbashkët me presidentin e Komisionit Evropian, Jean Claude-Juncker, i cili ka vizituar Podgoricën.
Juncker ka thënë se, Mali i Zi tashmë demonstron një përkushtim ndaj vlerave të përbashkëta evropiane dhe kjo gjë meriton admirim. Në strategjinë e re për zgjerim të BE-së, përmenden Mali i Zi dhe Serbia, si vende që mund t’i bashkohen bllokut deri më 2025.
“Çështja kryesore është se ne jemi absolutisht të përkushtuar në vlerat e BE-së”, ka thënë Markoviq. “Nuk kemi dyshim në këtë aspekt, ashtu siç nuk kemi dyshim se nuk ka alternativë tjetër sa i përket të ardhmes evropiane”, ka shtuar ai.
Juncker ka vizituar edhe kryeparlamentarin e Malit të Zi, Ivan Brajoviq dhe ka mbajtur një fjalim të Parlament më 27 shkurt.

Artikulli paraprakInteri çmendet pas argjentinasit
Artikulli tjetër“Tërhiqet apo vazhdon”? Buffon vendos në qershor