Rei Manaj ishte heroi i Sivasspor në ndeshjen ndaj Fenerbahces. Sulmuesi shqiptar barazoi ndeshjen në minutat e fundit në 2-2, duke shtangur kështu mysafirët e Fenerbahces, të cilët janë në garë për titullin kampion në Turqi. Manaj u tregua i saktë nga 11-metra, penallti që u fitua nga vetë ai. Me këtë gol, 27-vjeçari shkon në kuotën e 17 golave në kampionat, me sezonin e parë te Sivasspor.
Rezultati i sotëm i jep një goditje të madhe Fenerbahces në garën për titullin, teksa e sheh veten me 4 pikë më pak se Galatasaray kryesuese. Ndërkohë që, Sivasspor është i qetë në mesin e tabelës.