Sulmuesi i Shqipërisë, Rei Manaj dha opinionin e tij pas humbjes 3:0 ndaj Kilit.
“Kisha shumë emocione dhe ndeshja nuk shkoi siç e kishim përgatitur. Tani duhet të stërvitemi që në ndeshjen e ardhshme të japim më shumë. Besoj se sot nuk ishte çështje emocionesh, por nuk na doli loja. Të stërvitemi dhe të fokusohemi te Suedia”, u shpreh fillimisht Manaj.
Kishit shumë pak topa në këmbë, ishit i veçuar?
“E kishim përgatitur ndryshe ndeshjen dhe presingu lart i Kilit na prishi punë. Trajneri na tregoi video… Duhet të përmirësohemi.”