Manaj prezantohet tek Pisa në Serinë B

Rey Manaj sërish zikaltër, por te Pisa në Serinë B. Sulmuesi shqiptar bëri prezantimin e tij me skuadrën, ku është huazuar nga Interi për pjesën e mbetur të sezonit. Te Pisa do të luajë nën urdhërat e ish-milanistit Gennaro Gattuso me Manaj që shprehu pritshmëritë e tij gjatë prezantimit me fjalët.
“Shpresoj të bëj mirë dhe të arrij objektiva të rëndësishëm. Tashmë jam vënë në dispozicion të trajnerit dhe jam plot dëshirë për këtë eksperiencë të re. Jam mirë fizikisht dhe shpresoj që në këto 6 muaj të jap një kontribut të çmuar. Karakteristikat?, në një tredhëmbësh sulmi unë e shikoj veten në qendër, por nuk më takon mua të flas për veten”, u shpreh Manaj.
Mjaft i kënaqur për këtë goditje të merkatos i shfaq edhe presidenti i Pisë-s, Giuseppe Corrado, i cili deklaroi se klubi zgjodhi Manajn pikërisht për karakterin që ka, pasi skuadra ka nevojë për lojtarë si ai që mund t’i japin diçka më tepër. Presidenti i klubit u shpreh gjithashtu se shpreson që Pisa të rezultojë një trampolinë për Manajn, i cili do të mbajë numrin 11 në skuadër. Manaj do të jetë i gatshëm që për ndeshjen e kësaj të diele me Ternanën, pasi ju bëri thirje tifozëve t’i bashkohen skuadrës, pasi vetëm së bashku mund tja dalin për të arritur mbijetesën në Serinë B.

Artikulli paraprakAlgjeria, një hap larg eliminimit nga Kupa e Afrikës
Artikulli tjetër5 shqetësimet e Zizu