Manchester City i afrohet Liverpoolit kryesues, triumf minimal ndaj Brentford, Haaland “mostruoz”

Manchester City fitoi minimalisht 1-0 ndaj Brentford në kampionat, duke shkuar kështu në kuotën e 56 pikëve në vendin e dytë, një pikë më pak se Liverpool që kryeson Premier League.

Kampionët e Anglisë dominuan totalisht në pjesën e parë, duke ushtruar presion kontant dhe duke iu afruar disa herë golit. Gjithsesi, portieri i mysafirëve, Mark Flekken tregoi reflekset e tij, me disa pritje fantastike. Fraksioni i dytë filloi aty ku mbaruan 45 minutat e para. Citizens u vendosën në kërkim të golit të avantazhit, sakaq ekipi i Frank u mobilizua përpara porte sërish.

 

428621808 940728261386022 3841541625011364516 N

 

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fvideo manchester city i afrohet liverpoolit kryesues triumf minimal ndaj brentford haaland mostruoz%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

 

City kaloi në avantazh në minutën e 70-të falë Haaland, i cili realizoi pas një asisti të Alvarez. Norvegjezi Haaland shton edhe Brentford në listën e “viktimave”, teksa tashmë ai ka shënuar gol ndaj çdo skuadre në Premier League në të cilën është përballur. Kampionati anglez luan edhe nesër ndeshjen mes Liverpool dhe Luton, takim ky që fillon në orën 20.30.

Artikulli paraprakShtëpia e Bardhë paralajmëron “sanksione të konsiderueshme” ndaj Rusisë, pas vdekjes së Navalnyt
Artikulli tjetër20 Shkurti 1991 dhe reflektimi ynë