Paraditen e së enjtes starton implementimi i projektit më ambicioz dhe më të rrallë në futbollin shqiptarë, trajnimi i trajnerëve shqiptarë të akademive nga trajnerët e akademnisë së kampionëve të europës të Manchester Cityt si Gavin Rhodes dhe Andy Smith, të dy trajnerë të Manchester City.
Dyrrah City Football Academy në bashkëpunim me Manchester City FC dhe me mikpritjen e FSHF do të organizojnë paraditen e së enjtes një trajnim për trajnerët e akademive të futbollit të zonës së Tiranës dhe Durrësit të grupmoshave nga 7 deri në 15 vjeç, ku do të prezantohen me filozofinë dhe praktikat e trajnimit të MCFC, dhe do të mësojnë më shumë për shkollën e futbollit që do të zhvillohet në Durrës. Trajnimi teorik do të vijojë me një seancë demostrative në fushën e lojës.