Manchester United zhgënjen Interin për Perisiç

Interi është duke vazhduar negociatat me Manchester Unitedin për shitjen e mesfushorit kroat, Ivan Perisiç. Por, sipas “Calciomercato.com”, “Djajtë e Kuq” kanë ofruar vetëm 30 milionë euro për ish-anëtarin e Wolfsburfut dhe Borussia Dortmundit. Nerazzurrët kanë refuzuar këtë ofertë pasi pretendojnë që kroatin ta shesin për 50 milionë euro.
Interi duhet të bëjë shitje deri në 30 milionë euro deri më 30 qershor për të rregulluar fair play financiar. Pikërisht, këtë situatë të Interit po mundohen ta shfrytëzojnë “Djajtë e Kuq”, të cilët nuk po ofrojnë më shumë se 30 milionë euro për kroatin.

Artikulli paraprakLiverpul gjen akordin me Salah
Artikulli tjetërBaka largohet nga Milani