Trajneri i Interit, Roberto Mançini ka fajësuar veten për dështimin e neroazurëve këtë sezon. Interi e nisi mirë këtë sezon, por në pjesën e dytë të kampionatit neroazurët pësuan një rënie të madhe. Ekipi kaltër e zi gjendet në vendin e katërt në tabelë me 64 pikë, 7 më pak sesa Roma që tashmë thuajse e ka siguruar Ligën e Kampionëve.
Trajneri i Interit, Roberto Mançini e ka pranuar se ka bërë disa gabime, të cilat i kushtuan skuadrës me mos pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve. “Ne kemi marrë rrugën e drejtë. Ne kemi luajtur gjithmonë lojëra shumë të mira pas kthimit të ndeshjes ndaj Juventusit në Coppa Italia. Ne paguam një çmim të lartë për disa gabime që bëmë. Ne kemi humbur disa lojëra që nuk i kemi merituar t’i humbim. Çdo njeri bën gabime, por e vetmja gjë na nevojitet është durimi”, ka theksuar ai.