Mandarinat kumkat, frutat e arta për diabetikët

Për diabetikët, portokalli i artë është një nga frutat më të përshtatshme për një kafshatë të ndërmjetme mes vakteve.

 

Ky frut ose siç mban emrin botanik Kumquat vjen nga familja botanike e agrumeve Citrus Japonica.

Agrumja e shëndetshme për diabetikët

Diabetikët duhet të tregojnë kujdes në mirëmbajtjen e imunitetit, oreksin dhe ngrënien e ushqimeve me nivel të ulët glicemie.

Këto agrume janë të pasura me vitaminë C dhe mbi të gjitha kanë nivel të ulët glicemie. Këto agrume janë të pasura me vitaminë C dhe mbi të gjitha kanë nivel të ulët glicemie.

Vitamina C është shumë e rëndësishme për optimizimin e përthithjes së kalçiumit, që është jetësore për diabetikët.

Antioksidantët

Vitamina C, beta karoteni dhe polifenolët janë përbërës kryesorë të agrumeve ku bën pjesë edhe portokalli i artë.

Antioksidantët luftojnë radikalet e lira dhe parandalojnë stresin oksidues duke ulur kështu rrezikun e diabetit.

Fibra

Si çdo agrume tjetër edhe kumquats kanë një pasuri të madhe të fibrës, veçanërisht nektinës. Nektina gjendet në lëkurën e butë që rrethon tulin dhe kjo është arsyeja përse kjo portokalle rekomandohet të konsumohet me gjithë lëkurë.

Oreksi

Diabetikët kanë vështirësi në mbajtjen nën kontroll të oreksit. Nektina, të cilën e përmendëm më lart, ndihmon në mbajtjen nën fre të oreksit sepse ajo do ju mbajë të ngopur për gjatë.

Niveli i Glicemisë

Konsumi i ushqimeve ose frutave me nivel të ulët glicemie është një nga regjimet më të rekomanduara ushqimore për diabetikët.

Ndryshe nga ushqime të tjera, portokallet e arta kanë jo vetëm nivel të ulët glicemie por edhe janë super të shijshëm e të shëndetshëm.

Këto agrume ulin kolesterolin e keq, ndihmojnë në mirëmbajtjen e peshës, në mbajtjen nën kontroll të lipideve në gjak dhe të tensionit të gjakut. Në fund, por jo për nga rëndësia, portokallet e arta janë fantastike edhe për tretjen.

Artikulli paraprakA do të taksohen të pasurit për të shpëtuar klimën? Mund të mblidhen deri në 250 miliardë dollarë në vit! SHBA refuzon propozimin
Artikulli tjetërHumb jetën i paraburgosuri italian, pësoi arrest kardiak teksa u shtrua në Spitalin Onkologjik