Mandarinat rrezikojnë bojkotim, efekti në treg i zbulimit se fermerët kanë përdorur pesticide të rrezikshme

Tregtimi dhe përdorimi i këtyre helmeve do të ketë një fature të rëndë ekonomike për bujqësinë tonë, pasi konsumatori dhe tregtarët do të qëndrojnë larg prodhimit të tokës shqiptare.

Unë nuk besoj se në afatin e gjatë ne do të kemi një ulje të çmimit të produkteve, por një bojkotim të vetë produktit. Tregjet Europianë sot janë shumë të ndjeshëm ndaj këtyre temave. Një situatë e përsëritur krijon një dyshim afatgjatë për produktin I cili vë në pikëpyetje tregjet ndërkombëtare, por tëtë gjithë markës Made in Albania dhe në këto kushte rrënojmë në mënyrë të qëndrueshme  reputacionin tonë.”, shprehet Fatmir Guri, ekspert ekonomie.

Përdorimi pa kriter i kimikateve tashmë është një sjellje e përsëritur nga fermerët tanë. Është përgjegjësi e Ministrisë së Bujqësisë që të heq nga qarkullimi helmet e rrezikshme që tregtohen nga kontrabandistët.

Është detyra e institucioneve të cilat janë përgjegjëse për t’u bashkërenduar dhe bashkëshoqëruar fermerët në procesin e prodhimit , për t’i mundësuar këtyre të fundit që të kenë një qasje sa më koherente me legjislacionin që është në fuqi.”, shton Guri.

Alarmi për mandarinat me pesticide nuk e dhanë autoritet shqiptare, por që sistemi RAFF-s ai që bërë publikimin e bllokimin e 3 trailave me mandarina në vendet e BE.

Artikulli paraprakU rrëzua nga karroceria e zetorit, humb jetën 69-vjeçari
Artikulli tjetërErion Veliaj po përdor Parashqevi Simakun për të larguar vëmendjen nga skandalet e tij