Mandati i Berishës, Pampuri: Mbështesim në çdo hap SPAK, shpresë për drejtësi të paanshme (VIDEO)

Nënkryetarja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri, për zhvillimet e tensioneve në parlament thotë se revolucioni bëhet me mbështetje masive të qytetarëve, ai e ka emrin revolucion dhe të bëjë ndryshim dhe jo të bërit bashkë me njeri tjetrin dhe të mos bërit asgjë.

Nga studio e MCN Live, Pamuri tha se sot janë miratuar në disa minuta disa projektligje, mes tyre ndryshimi i rregullores së Kuvendit, siç u miratua në 4-5 minuta buxheti për vitin që vjen.

Sipas saj, gjithë kjo situatë nuk tregoi asgjë, pasi njëra palë kishte interes të votonte buxhetin i cili është në shërbim të klientëve të Ramës dhe koncensioneve korruptive të Edi Ramës, për të cilat tha se janë duke u hetuar nga SPAK.

Lidhur me seancën e sotme deklaroi se ishte pranë sallës së seancave, por nuk arriti të hyjë.

Nuk arrita të hyj, se nuk mund të bëhem pjesë e asaj loje. Ata që janë aty nuk kanë dalë kurrë në qytet dhe të takohen me qytetarët.

E pyetur nëse Partia Demokratike zyrtare që ajo përfaqëson, do e votojnë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Sali Berishës, me qëllim caktimin e masës “arrest shtëpie”, deklaroi se do mbështetet çdo hap i Prokurorisë së Posaçme.

Nuk ka lidhje me Sali Berishën, ne jemi në çdo hap në mbështetje të SPAK. Ne e kemi zbatuar këtë standard që nga Arben Ahmetaj, Alqi Bllako etj.

Nuk është çështje individësh, nuk është çështje do votosh për Berishëm ose jo, po ne do mbështesim SPAK në çdo hap.

Këtu ka pasur një drejtësi krejt të njëanshme, e ndikuar politikisht. SPAK është një strukturë që e kanë ndërkombëtarët, SHBA dhe BE.

Mendoj se SPAK është një shpresë për shqiptarët dhe Shqipërinë se do të ketë një drejtësi të paanshme. Ju, unë, duam të jetojmë në një vend ku zbatohen ligjet.

Deri sot ka qenë pushteti i politikës që ka komanduar ligjet.

Komisioni hetimor për inceneratorët u ngrit me mbështetjen e BE dhe SHBA dhe ishte PD që e çoi deri në fund dhe ishte grupi i Rithemelimit që nuk e votoi.

Si mundet individë të veçantë të thonë se nuk po votohet për inceneratorët, kur ishte PD që e çoi.

Sa i takon mundësisë së pasimit të Sali Berishës, nga e bija Argita Berisha, Pampuri deklaroi se Partia Demokratike është vlerë e së djathtës dhe përfaqëson të djathtën në këto vite.

Përfaqëson ndryshimin, kjo parti është ajo që ka bërë ndryshimin dhe gjithë ata që e kanë mbështetur ndër vite nuk e kanë mbështetur për individin.

Një parti politike ka nevojë dhe për qarkullim elitash dhe për qasje ndaj figurave të reja, ndaj intelektualëve.

Kur bëhet fjalë për trashëgimi, ajo nuk është mbretëri, është parti. Mirë është që mos të ketë figura që kanë lidhje.

Ndër të tjera u shpreh në mbështetje të komisioneve hetimore, duke i cilësuar si të drejtë kushtetuese.

Exit mobile version