Mandati i Xhaçkës, jo në Kushtetuese/ Jupi: Tregon luftë të hapur ndaj çdo rrugëtimi që ka marrë Reforma në Drejtësi

Anëtarja e kryesisë së PD-së zyrtare, Taulanda Jupi në një intervistë në Ora News u shpreh se mosdërgimi i mandatit të Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese tregon qartë se është një luftë e hapur ndaj çdo rrugëtimi që ka marrë Reforma në Drejtësi.

Jupi: Do të veçoja disa ngjarje të cilat u zhvilluan gjatë ditës së enjte në parlament, siç ishte ai refuzim për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese sërish mandatin e Olta Xhaçkës e cila tregon qartë se është një luftë e hapur ndaj çdo rrugëtimi që ka marrë Reforma në Drejtësi.

Në fakt shikojmë që janë bërë bashkë PS dhe segmente të caktuara të opozitës në një luftë të paprecedentë për të krijuar mekanizma kontrolli dhe mekanizma bllokimi ndaj të gjithë asaj që sot po shohim të gjithë.

Gjatë viteve të fundit kemi parë që Reforma në Drejtësi ka filluar të japë frytet e para, por ajo që po shikojmë të ndodhë me një shpejtësi të jashtëzakoshme është mobilizimi i të gjitha forcave të errëta politike duke nxjerrë mekanizma apo duke përdorur mjetet që pushteti i jep për t’iu kundërvënë vendimeve të SPAK apo për t’iu kundërvënë çdo përparimi të punës ndaj pandëshkueshmërisë që po bën drejtësia e re, qoftë BKH qoftë SPAK.

Artikulli paraprakNebil Çika: Unë “bir i armikut” të regjimit komunist
Artikulli tjetërFernando Santos largohet nga Besiktas, Muçi dhe Rashica me trajner të ri