Mandija: Për çështjen e energjisë Rama se mblodhi kurrë qeverinë

Zyra e Shtypit e zëvendëskryeministres Ledina Mandija ka reaguar dhe një herë dje ndaj shpifjeve të hedhura në tregun mediatik. Sipas deklaratës të shpërndarë, bëhet me dije se mbledhja e qeverisë për  VKM e propozuar nga Ministria e Energjetikës dhe KESH nuk është zhvilluar asnjëherë. Pra e gjitha çka transmetohet dhe e gjithë balta që Rama tenton të hedhë është një strategji e mirëmenduar për të fshehur megavjedhjen që po bëhet me energjinë. Vonesat kanë qenë të qëllimshme, dhe Ministrat Teknikë skanë pasur asnjë dijeni për çështjen në fjalë. Rama dhe të tijët e dinin fare mirë që kaskada e Fierzës po zbrazej me shpejtësi, dhe duhej vepruar shpejt. Këtë e dinë dhe pronarët mediatikë që  marrin faksimile të VKM-ve dhe i servirin sipas midesë të Gjiknurit apo Ramës. Më poshtë, deklarata e zëvendëskryeministres Mandija për këtë qëllim “Zyra e Zëvendëskryeministrit thekson në mënyrë të përsëritur për të sqaruar opinionin publik se 3 nga 7 ministrat “teknikë” e kanë firmosur projekt VKM. Gjithashtu, theksohet se për miratimin e VKM-së, referuar nenit 20, të Ligjit 9000/2003 “Për organizmin dhe Funksionimin e Këshillit të Ministrave” që parashikon se, “Aktet e Këshillit të Ministrave miratohen me shumicën e votave të anëtarëve të Këshillit të Ministrave, me votim të hapur” mjafton shumica e thjeshtë. Pra, nga 21 anëtarë që ka Këshilli i Ministrave, vota pro e të paktën 11 prej tyre ishte e mjaftueshme për miratimin e VKM. Sipas nenit 25 të Ligjit 9000/2003 “Për organizmin dhe Funksionimin e Këshillit të Ministrave” mendimi i ministrit të Drejtësisë, ministrit të Financave, ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe KESH sh.a. duhej të vihej në dijeni të çdo anëtari tjetër të Këshillit të Ministrave, para se të shqyrtohen nga ministrat. Në asnjë rast ministrave teknikë nuk u janë vënë në dispozicion këto akte, pavarësisht kërkesave të tyre. Në asnjë rast nuk është zhvilluar një mbledhje qeverie ku të jetë diskutuar ky projekt-vendim dhe të jenë servirur këto akte. Më tej, sqarohet opinioni publik se, ministrat “teknikë” nuk kanë akses në e-Akte, ndërkohë që një akses të tillë e paskan pasur disa media elektronike. Ministri i ri i Drejtësisë ka akses në e-akte vetëm për akte që fillojnë nga data 23.05.2017 dhe nuk i është njoftuar asnjë akt para kësaj date që ishte i hedhur në sistemin në fjalë. Gjithashtu gjejmë me vend të sqarojmë, se ministrat teknikë kanë konstatuar probleme ligjore lidhur me të drejtat e KESH sh.a. për të blerë energji nga importi tek projekt VKM e dërguar për miratim dispozitat e së cilës binin ndesh me dispozitat e VKM 244/2016. Administratori i OSHEE, Çela, sipas faqes zyrtare të internetit të OSHEE nuk rezulton të ketë shpallur tender në muajin maj 2017 për blerje energjie në muajin pasardhës qershor 2017. Ndërsa administratori i ri Mustafa, me marrjen e detyrës në 03.06.2017 shpalli në 21.06.2017 tenderin për blerje energjie për muajin korrik 2017. Nga ana tjetër, sot në datë 04.07.2017 është njoftuar një projekt VKM e re, ku janë bërë ndryshime referuar vërejtjeve të 2 prej ministrave “teknikë”. Kjo VKM e shoqëruar nga relacioni shpjegues nuk i është dërguar paraprakisht për mendim ministrit të Drejtësisë, atij të Financave dhe ministrave të tjerë. Në këto kushte, këta ministra duhet të japin mendimin e tyre referuar nenit 24 të Ligjit 9000/2003. Më pas ministrat “teknikë”, ashtu si të gjithë ministrat e tjerë sipas nenit 25 të Ligjit 9000/2003 do të bëjnë vlerësimet e tyre të projekt-aktit”, përfundon deklarata!

Exit mobile version