Pas zbythjes së pjesshme të qeverisë protesta e studentëve po përshkallëzon në kërkesa të reja që nuk kanë më lidhje thjeshtë me pagesat e provimeve për ata që ngelin në klasë. Duket sikur tashmë lëvizjen po e merr në dorë lëvizja e radikalëve të majtë “lëvizja për universitetin”, që është pjesë e organizatës politike të cilën shpesh e ka prezantuar në studio televizive Arlind Qorri. Gjatë gjithë së enjtes me dhjetra herë studentë të ndryshëm kanë recituar para ministrisë së arsimit himnin e kësa lëvijeje që tregon shumë më qartë kërkesat e studentëve. Aty ka revendikime të pastra politike pr një jetë më të mirë, për më shumë barazi dhe për marrjen e fateve në dorë nga të rinjtë. Në këtë himn manifest thuhet se pas
shumë vite me tubime, peticione dhe marshime studentët janë bashkuar për të mbrotur jo vetëm të ardhmen, por për të marrë në dorë edhe të tashmen. Po në të njëtin himb demagogjia e qeverisë etiketohet me fjalën “pallavra” që vijë nga njerëz të zhytur në luks dhe me makina të shtrenjta. Në antitezë me qeveritarët manifesti i studentëve vendos jetën e tyre të lënë në varfëri pa punë, pa dije, pa rini!
Mos e humbni leximin e këtij marshi që shpreh thelbin e asaj që studentët kërkojnë dhe që ka të bëjë me vënien në dukje të një hendeku të thellë social mes njerzve dhe pushtetarëve.
Lindita Nikolla dil në boulevard,
Shkolla është e jona jo biznes privat!
“1.Ska më heshtje s’ka më pritje,
Por ka vetëm brohoritje,
Do vazhdojmë të kundërshtojmë
Sot studentët protestojnë.
Ka shumë vite me tubime
Peticione dhe marshime
Sot studentët e bashkuar
Mbrojmë të ardhmen e dhunuar!
2.Jam student i revoltuar
Prej sistemit varfëruar
Refuzoj të jem e ardhmja
Që nga sot do jem e tashmja
Duam bursa, duam banesë
Kushte të mira për jetesë
Duam punë, duam dije
Jo pallavra qeverie!
3.S’duam luks qeveritar
Për piktura e Jaguar
Por shkollim me dinjitet
Ku studenti ka të drejtë.
S’duam rrena, duam dije
As reklama qeverie
Por reforma për konvikte
Përgjysmim të çdo tarife
Jam student që nuk frikësohet
Rezistenca nuk ndalohet
Por bashkohem, protestoj
Që haraçet t’i rrëzoj!
4.Pushtetarë dhe burokratë
Arrogantë dhe injorantë!
Ju na prishët ëndrrat tona,
Me tarifa me kartona.
Ne ju prishim gjumin tuaj,
Ju për ne jeni të huaj.
Dhunë kreditë për kreditë
Dhunë reforme gjëndje krize!
Jam student, jemi studentë
Nuk kam çmim, sjemi klientë!
Mjaft i zhvatët xhepat tanë
Ne nuk jemi bankomatë!
Por reforma dhe tregtare
Që gjithçka na e kanë marrë
Që na lënë në varfëri
Pa punë, pa dije, pa rini!
Jo kredi për kreditë
Po zerim të çdo tarife
S’duam zhvatje, s’duam borxhe
As pazare për bixhoze!
Për bixhoze burokratësh
Pushtetarësh dhe privatësg
Jo me jo nuk durohet
Në mjerim më nuk jetohet
Po do ngrihem do bashkohem
Jam rini që revoltohem!