Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar manipulimin e zgjedhjeve në Universitetin e Mjekësisë. Berisha ka publikuar mesazhet e dy profesorëve, të cilët i shkruajnë se, sot ai tempull i dijes që ju mbani mend, është kthyer në vendin ku është ngulitur fort diktatura dhe tashmë u ka ngelur të marrin edhe frymën e fundit, atë të studentëve.
“Të dashur miq, sot studentë të Mjekësisë bojkotuan mësimin për të protestuar kundër ndryshimit të rregullores së zgjedhjeve të premten që kaloi, pra vetëm katër ditë para zgjedhjeve. Shtoj këtu se rregullorja zgjedhore që u ndryshua katër ditë më parë për të manipuluar zgjedhjet ishte miratuar më dt 21 dhjetor 2017. Ky është një atentat i vërtetë ndaj procesit zgjedhor, një akt i shëmtuar siç ishte përdorimi i bandave për zgjedhjen e rektorit të univesitetit të Tiranës.
Duke dënuar një akt të tillë të padenjë të Ramës, ndrikullës së tij Nikolla iu bëj thirrje studentëve dhe pedagogëve të Universitetit të Mjekësisë dhe universiteteve të tjera të bashkohen me studentët e Mjekësisë në protestën e tyre të ligjshme për zgjedhje të drejta në universitetin e tyre!”, shkruan Berisha në Facebook.
“I nderuar Profesor!
Po ju drejtohemi së pari si ish-Profesor i Fakultetit të Mjekësiseë Tiranë.
Sot ai tempull i dijes që ju mbani mend, është kthyer në vendin ku është ngulitur fort diktatura dhe tashmë u ka ngelur të marrin edhe frymën e fundit, atë të studentëve.
Ju drejtohemi ju, sepse në çdo derë që kemi trokitur skemi marrë përgjigje.
Universiteti ynë i është nënshtruar procesit zgjedhor të këshillave studentore dhe është miratuar rregullorja zgjedhore që në datën 21 dhjetor 2017. Ditën e premte kur jemi vetëm 4 ditë larg ditës së zgjedhjeve, mblidhet senati akademik dhe ndryshon rregulloren, duke vënë në kontroll gjithë procesin zgjedhor dhe duke ja hequr atë studentëve dhe duke ja kaluar pedagogëve. Duke futur nene të veçanta për të futur kandidat në garë edhe pse në 4 ditët e fundit.
Ky është një dhunim i demokracisë dhe të drejtave të studentëve dhe ne kemi vendosur të mos hyjmë në zgjedhje.
Do nisim protestat masive dhe do bojkotojmë mësimin. Kemi nevojë për ndihmën tuaj.
Më poshtë po ju nisim emisionin fiks fare, dokumentin e rregullores së zgjedhjeve dhe vendimin e senatit akademik për prishjen e gjithë procesit.
Ju faleminderit. Anonim ju lutem”, shkruan profesori.
“Përshëndetje Doktor!
Duke ju falenderuar për mundësinë për të ngritur këtë problem, më poshtë po ju nis disa momente nga protesta e mbajtur sot para Fakultetit të Mjekësisë Tiranë për ndryshimet e rregullores së Zgjedhjeve, ku dhjetëra studentë bojkotuan mësimin, për të mbrojtur të drejtën e tyre legjitime për një proces të drejtë. Vala e reagimeve do vazhdojë deri në garantimin e plotë të vullnetit të studentëve. Ju falenderojmë!”, shkruan studenti.