Manjani: Arta Marku në siklet, do verifikojë mungesën e verifikimit?!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar sërish në lidhje me ekstradimin e Nezar Seitit në Itali. Pas njoftimit të Prokurorisë se, kanë nisur verifikimet, Manjani shkruan se kë do të kontrollojë institucioni i akuzës?
“Për rastin Seitaj, do fillojnë verifikimet”, paska reaguar Prokuroria e Përgjithshme!
Nëse ky është vërtetë qëndrimi zyrtar i Prokurorisë, atëhere Prokuroria qartësisht fajëson veten!
Prokuroria po na thotë se ka lejuar ekstradimin pa bërë verifikimet e nevojshme! Çfarë do verifikojë më shumë? Mungesën e verifikimit?!
Megjithë respektin, por janë zënë në flagrancë, në një krim kundër drejtësisë!
Kanë larguar nga hetimi penal shqiptar një person të arrestuar nga gjykata shqiptare!
Përgjegjësi direkt është Prokuroria e Përgjithshme, e cila duhet ta kishte verifikuar para se të ndodhte krimi.
Pa dyshim edhe Ministria është indirekt përgjegjëse. Personi i ekstraduar ishte në paraburgim jo qytetar i lirë. Kishte informacion zyrtar aty për arsyen e mbajtjes në paraburgim!
Megjithatë, për korrektësi le të presim edhe verifikimin “post krim” të Prokurorisë.
Shpresoj të mos katandiset në ping-pong përgjegjësish, por të përfundojë në prerje mandatesh arresti. Gjithmonë nëse i ekstraduari ishte nën hetim nga Prokuroria jonë”, shkruan Manjani.

Artikulli paraprakKapet gomonia me 900 kg drogë nga Shqipëria në Itali
Artikulli tjetërFinancieri i Habilajve u ekstradua kur po bëhej i penduar i drejtësisë