Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e konsideron prezantim dinjitoz të Lulzim Bashës me anë të librit të botuar prej tij së fundmit “Misioni im”. Manjani shkruan se, e gjithë qasja në këtë libër është perëndimore, duke shtuar se mbështet idenë e një shteti të vogël dhe ekonomisë konkurruese.
Postimi i plotë
Lulzim Basha ka bërë një prezantim dinjitoz me librin tij “Misioni im”.
Është një prezantim i shkruar rrjedhshëm, me gjuhë të pasur dhe veçanërisht me etikë të lartë komunikimi.
Në prezantim nuk do gjeni asnjë fjalë që kumton mllef apo nxit negativitet emocional ndaj askujt. Kjo është në fakt pika më e fortë e komunikimit të Tij.
Libri është një mënyrë prezantimi e idesë së Tij mbi politikën. Me thënë të drejtën është shumë perëndimore e gjithë qasja e prezantuar aty. Nuk e di sa e vlefshme është për kohën dhe vendin ku jetojmë, por mua më pëlqen ideja dhe qasja pro perëndim e Tij.
Do kisha preferuar që analizën e politikës së kalbur që kemi të mos e lidhte vetëm me Edi Ramën. Sidoqoftë është analizë e drejtë dhe qëndron në koncept. Politika ka nevojë të riprezantohet tek njerëzit si mjet qeverisës.
Sa i takon idesë së shtetin e vogël, ekonominë të lirë dhe konkurruese e demokracisë përfaqësuese, jam dakord në princip.
Së fundi, Lulzim Basha është i kritikueshem pa dyshim, por qasja me politikën normale dhe orientimi pro-perëndim është për t’u mbështetur. Mendoj se libri ia vlen për ata që ende lexojnë.